Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Protestat në Tiranë, bizneset kërkojnë mbrojtjen e pronës publike dhe private

nga Fast News
1 hour më parë
në Biznes
0
Protestat në Tiranë, bizneset kërkojnë mbrojtjen e pronës publike dhe private
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe 8 shoqata biznesi kërkojnë mbrojtjen e pronës publike e private, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të dëmeve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, dënon aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet. Përmes një deklarate për shtyp, organizatat e biznesit kërkojnë masa konkrete për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e sipërmarrjeve nga tensionet politike.

Në deklaratë theksohet se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet respektuar dhe garantuar nga institucionet shtetërore. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të biznesit, asnjë kauzë apo përplasje politike nuk justifikon dhunën, zjarrvënien dhe shkatërrimin e pronës.

“Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet se dëmtimi i dyqaneve, bankave, qendrave tregtare dhe ndërtesave të biznesit prek drejtpërdrejt punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit.

Organizatat i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa parandaluese, të forcojnë praninë në zonat e rrezikuara dhe të ndërhyjnë në kohë për të parandaluar aktet e dhunës. Njëkohësisht, kërkohet që veprimet e policisë të jenë profesionale, proporcionale dhe në përputhje me ligjin, duke garantuar sigurinë e protestuesve paqësorë, qytetarëve dhe punonjësve të bizneseve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një tjetër kërkesë lidhet me identifikimin e autorëve të akteve të dhunës dhe mbajtjen e përgjegjësisë individuale sipas ligjit. Sipas deklaratës, përgjegjësia nuk duhet t’u atribuohet qytetarëve që ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e protestës.

Dhoma e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit u bëjnë gjithashtu thirrje organizatorëve të protestave dhe forcave politike të distancohen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve.

Në fokus është edhe dëmi ekonomik i shkaktuar nga protestat. Organizatat kërkojnë dokumentimin e plotë të dëmeve dhe komunikim të drejtpërdrejtë mes autoriteteve dhe sipërmarrjeve të prekura, për të mundësuar denoncimin, hetimin dhe ndjekjen e procedurave përkatëse.

Deklarata është firmosur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Manifaktura Shqiptare, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare.

Në përfundim, organizatat theksojnë se mbështesin lirinë e shprehjes, protestën paqësore dhe dialogun, ndërsa kundërshtojnë çdo akt dhune dhe shkatërrimi, pavarësisht se nga kush kryhet.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ulen qepenat pas protestës, dëmtohen bizneset dhe insfrastruktura Tiranës

Para

Bilanci i protestës, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, 6 vijojnë të jenë në spital

Para
Bilanci i protestës, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, 6 vijojnë të jenë në spital

Bilanci i protestës, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, 6 vijojnë të jenë në spital

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

 “Jemi me ju, mos na dëmtoni”, bizneset në Tiranë dhe Durrës apelojnë për kujdes

 “Jemi me ju, mos na dëmtoni”, bizneset në Tiranë dhe Durrës apelojnë për kujdes

nga Fast News
14:37 | 15/10/2026
0

Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

nga Fast News
13:52 | 15/10/2026
0

Pezullohet transporti publik në Tiranë, autobusët ndalojnë shërbimin

Pezullohet transporti publik në Tiranë, autobusët ndalojnë shërbimin

nga Fast News
13:49 | 15/10/2026
0

Bilanci i protestës, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, 6 vijojnë të jenë në spital

Bilanci i protestës, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, 6 vijojnë të jenë në spital

nga Fast News
13:45 | 15/10/2026
0

Recent News

 “Jemi me ju, mos na dëmtoni”, bizneset në Tiranë dhe Durrës apelojnë për kujdes

 “Jemi me ju, mos na dëmtoni”, bizneset në Tiranë dhe Durrës apelojnë për kujdes

14:37 | 15/10/2026
Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

13:52 | 15/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora