Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin

nga Fast News
53 minutes më parë
në Aktualitet
0
Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Reforma e re territoriale ishte në fokus të debatit në emisionin EKOPOL nga Aurora Sulçe, ku përfaqësues të mazhorancës, opozitës dhe pushtetit vendor paraqitën qëndrimet e tyre mbi riorganizimin administrativ të vendit. Diskutimi u përqendrua te funksionaliteti i bashkive, interesat politike dhe nevoja për politika konkrete zhvillimi, ndërsa nga Bashkia Fushë-Arrëz u paralajmërua dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Këshilltari i PS-së, Aldo Merkoçi, argumentoi se reforma synon t’u japë një status të ri ligjor dhe administrativ qyteteve që, sipas tij, nuk e kishin një përcaktim të tillë.

“Ne kishim disa prej qyteteve të Shqipërisë,që nuk kishin asnjë domethënie juridike apo administrative. Me reformën e re i japim një status të ri ligjor apo administrative për qytetet”, u shpreh Merkocci

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, e cilësoi ndryshimin si një zhvillim të rëndësishëm, duke rikthyer në vëmendje debatet për reformën e vitit 2014.

“Zbulim i madh. Shumë interesant. A të kujtohen debatet që bënim me mazhorancën në studion tuaj për reformën e 2014. Dhe si e mbronit? Sukses që ndodh njëherë në 100 vjet.”, theksoi Haxhimali.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti, kundërshtoi idenë se ndryshimi i kufijve administrativë mjafton për të rritur efikasitetin e bashkive. Sipas tij, reforma duhet të shoqërohet me politika për zhvillimin rajonal, ripopullimin dhe mbështetjen e zonave rurale e urbane.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Efiçenca e mirë bëhet me vepra, me aksione, me iniciativa. Këtu nuk u fol as për iniciativa, s’u fol as për çfarë politikash u ndërmorën, s’u fol as për politika rajonale. S’u fol as për politika e ripopullimit, as të zonave rurale dhe urbane. Asgjën uk u fol. Këtu u fol thjeshtë ku do jetë kufiri, ku do jetë gardhi.”, deklaroi Teliti.

Kritikave për interesat elektorale iu përgjigj këshilltari i PS-së, Alfred Muharremi Kika, i cili argumentoi se shkrirja e bashkive të drejtuara nga të dyja kampet politike tregon se reforma nuk udhëhiqet nga përfitimet elektorale.

“Të gjithë qytetarët e dinë, por të di dhe opozita që interesi politik i Partisë Socialiste nuk është interes elektoral, se po të ishte interes elektoral, po shkrihen 13 bashki që janë të majta dhe dy bashki që janë të djathta.”, u shpreh Muharremi.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema, mbrojti vijimin e funksionimit të bashkisë që drejton më vete, duke iu referuar treguesve të funksionalitetit dhe performancës ekonomike.

“Në Republikën e Shqipërisë jemi nga ato bashki me indeks të funksionalitetit dhe të performancës ekonomike më të lartë se njësia ankoruese, kemi hapësirën ku jemi të 5 në rang vendi. Pra kemi disa element që tregojnë që ne mund të funksionojmë dhe të ushtrojmë këtë veprimtari të njësisë sonë vendore më vete.”, deklaroi Mema.

Në përfundim, kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri, paralajmëroi kundërshtimin e reformës në rrugë ligjore, duke pretenduar shkelje të parimeve kushtetuese.

“Kjo do kalojë në gjykatë kushtetuese. Janë shkel të gjitha parimet që parashikojnë në BE apo edhe Kushtetuta e Shqipërisë.”, theksoi Curri.

Debati në EKOPOL evidentoi qëndrime të ndryshme për të ardhmen e pushtetit vendor, nga argumentet për riorganizimin administrativ te shqetësimet për autonominë, efikasitetin dhe zhvillimin ekonomik të bashkive. Paralajmërimi për Gjykatën Kushtetuese shton një dimension të ri në kundërshtitë ndaj reformës territoriale.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa do të kushtojë nafta? Bordi cakton çmimin maksimal

Para

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

Para
Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

nga Fast News
13:29 | 13/10/2026
0

Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

nga Fast News
12:41 | 13/10/2026
0

Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin

Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin

nga Fast News
12:36 | 13/10/2026
0

Sa do të kushtojë nafta? Bordi cakton çmimin maksimal

Sa do të kushtojë nafta? Bordi cakton çmimin maksimal

nga Fast News
12:12 | 13/10/2026
0

Recent News

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

13:29 | 13/10/2026
Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

12:41 | 13/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora