Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

nga Fast News
54 minutes më parë
në Analizë
0
Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Anastas Angjeli

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

AKADEMIK. PROF. DR. ANASTAS ANGJELI

Çmimi Nobel në Ekonomi përbën një ngjarje të rëndësishme jo vetëm për botën akademike, por edhe për politikëbërësit, institucionet financiare dhe opinionin publik. Përtej vlerësimit të arritjeve individuale, ky çmim evidenton ato ide dhe teori që kanë ndryshuar mënyrën se si kuptojmë funksionimin e ekonomisë dhe se si mund të ndërhyjmë për të përmirësuar zhvillimin dhe stabilitetin e saj. Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2026 iu dha dy ekonomistëve amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, për kontributet e tyre në ndërtimin e themeleve mikroekonomike të stabilizimit makroekonomik.

ROBERT E. HALL MICHAEL WOODFORD

Ky koncept nënkupton shpjegimin e proceseve dhe të ekuilibrave makroekonomikë, si inflacioni, papunësia dhe rritja ekonomike, duke u mbështetur në sjelljen dhe vendimmarrjen e individëve, familjeve dhesipërmarrjeve. Në thelb, ai synon të kuptojë se si vendimet individuale për konsumin, kursimin, investimet dhe punësimin ndikojnë në funksionimin e ekonomisë në tërësi. Rëndësia e kësaj qasjeje qëndron në krijimin e modeleve më të argumentuara për hartimin e politikave monetare dhe fiskale, duke marrë parasysh pritshmëritë, reagimet dhe përshtatjen e aktorëve ekonomikë ndaj ndërhyrjeve shtetërore, me synim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Ne thelb ata i pergjigjen kesaj pyetjeje: Si mund të ndikojnë politikat e qeverive dhe bankave qendrore mbi inflacionin, punësimin dhe rritjen ekonomike, kur vendimet përfundimtare merren nga miliona individë dhe biznese? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është veçanërisht e rëndësishme në një periudhë kur ekonomia botërore përballet me pasiguri gjeopolitike, ndryshime teknologjike, tensione tregtare dhe sfida të vazhdueshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

NGA EKONOMIA E TREGUESVE TE EKONOMIA E SJELLJES SË INDIVIDËVE.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për një kohë të gjatë, analiza makroekonomike u përqendrua kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet treguesve të përgjithshëm, si prodhimi kombëtar, konsumi, investimet, papunësia dhe inflacioni. Modelet tradicionale synonin të shpjegonin se si ndryshimi i njërit tregues ndikonte mbi të tjerët dhe çfarë masash mund të merrnin autoritetet publike për të korrigjuar çekuilibrat ekonomikë. Por zhvillimet ekonomike, veçanërisht krizat dhe periudhat e inflacionit të lartë, treguan se këto marrëdhënie nuk janë gjithmonë të qëndrueshme. Individët dhe bizneset nuk reagojnë mekanikisht ndaj vendimeve të qeverive apo bankave qendrore. Ata ndryshojnë sjelljen në varësi të pritshmërive, informacionit, pasigurisë dhe vlerësimit që u bëjnë zhvillimeve të ardhshme. Pikërisht këtu qëndron një nga arritjet kryesore të makroekonomisë modern, shpjegimi i fenomeneve të përgjithshme ekonomike duke u nisur nga vendimet konkrete të familjeve, konsumatorëve, punonjësve dhe ndërmarrjeve. Kjo qasje, e njohur si ndërtimi i themeleve mikroekonomike të makroekonomisë, krijon mundësinë që politikat ekonomike të analizohen jo vetëm për efektet e tyre të menjëhershme, por edhe për mënyrën se si ato ndryshojnë sjelljen dhe pritshmëritë e aktorëve ekonomikë. Kontributet e dy laureatëve të vitit 2026 janë të rëndësishme pikërisht për zhvillimin dhe zbatimin e kësaj mënyre të të menduarit ekonomik.

Filli lidhës i Robert E. Hall dhe Michael Woodford është përpjekja për të shpjeguar stabilitetin makroekonomik përmes sjelljes së aktorëve individualë. Hall analizoi se si vendimet për konsumin, kursimin dhe punësimin ndikojnë në luhatjet ekonomike, ndërsa Woodford shpjegoi se si pritshmëritë dhe reagimet e individëve e bizneseve përcaktojnë efektivitetin e politikës monetare. Kontributet e tyre janë plotësuese, jo domosdoshmërisht rezultat i një bashkëpunimi të drejtpërdrejtë. Nuk ka të dhëna të konfirmuara për një bashkëpunim të ngushtë personal. Ata ndoqën rrugë të ndryshme kërkimore, por arritën në një përfundim të përbashkët: stabilizimi makroekonomik kërkon kuptimin e vendimmarrjes mikroekonomike.

Hall dhe Woodford përfaqësojnë dy tradita të afërta metodologjikisht, por jo identike teorikisht. Të parin e lidhim më shumë me trashëgiminë neoklasike, ndërsa të dytin me sintezën e re kejnesiane. Kontributet e tyre dëshmojnë se dallimet ndërmjet shkollave ekonomike nuk përjashtojnë përdorimin e një metodologjie të përbashkët për shpjegimin e stabilitetit makroekonomik.Le të shofim pak më nga afër kontributet e tyre.

ROBERT HOLL DHE FAMILJET QË JETOJNË NGA PAGA NË PAGË…

Robert E. Hall ka analizuar punësimi, konsumi dhe mekanizmat e ciklit ekonomik. Ai është një nga studiuesit që ka ndikuar në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e makroekonomisë moderne, veçanërisht përmes analizës së konsumit, tregut të punës dhe luhatjeve të aktivi t e t i t ekonomik. Një nga çështjet qendrore të kërkimeve të tij lidhet me mënyrën se si familjet vendosin të konsumojnë ose të kursejnë.Kontributi i Robert Hall lidhet veçanërisht me mënyrën se si familjet vendosin sa të konsumojnë. Në studimin e tij të vitit 1978, ai argumentoi se një familje që mendon për të ardhmen nuk e përcakton konsumin vetëm nga paga e sotme, por nga të ardhurat që pret gjatë një periudhe më të gjatë. Për këtë arsye, ndryshimet në konsum duhet të varen kryesisht nga informacioni i ri dhe, rrjedhimisht, i paparashikueshëm; vetë të ardhurat e kaluara nuk mjaftojnë për të parashikuar shpenzimet e nesërme. Kjo ndryshoi mënyrën se si ekonomistët studiojnë konsumin dhe shpjegon pse një ulje e përkohshme taksash mund të ketë efekt më të vogël sesa një ndryshim që familjet e perceptojnë si të qëndrueshëm.

Megjithatë, jo të gjitha familjet kanë luksin të planifikojnë për një kohë të gjatë. Disa nuk kanë kursime ose akses të lehtë në kredi dhe detyrohen të shpenzojnë pothuajse të gjithë të ardhurën e muajit. Studimet e Hall dhe Frederic Mishkin gjetën se sjellja e rreth 80 %  e familjeve në kampion  studimit pajtohej me modelin e të ardhurave të përhershme, ndërsa konsumi i pjesës tjetër reagonte shumë më drejtpërdrejt ndaj të ardhurave të çastit. Ky dallim ka pasoja të rëndësishme: një transferim i menjëhershëm mund të ketë efekt të kufizuar te familjet me kursime, por ndikim të fortë te familjet që jetojnë nga paga në pagë.

Një tjetër fushë e rëndësishme e kërkimeve të Hall lidhet me tregun e punës dhe shpjegimin e papunësisë gjatë cikleve ekonomike. Në realitet, tregu i punës nuk funksionon si një treg ku oferta dhe kërkesa përshtaten menjëherë. Procesi i kërkimit të punës, përputhja e aftësive me vendet e lira, kostot e rekrutimit dhe marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve krijojnë mekanizma që mund të zgjasin periudhat e papunësisë. Për këtë arsye, rikthimi i rritjes ekonomike nuk shoqërohet gjithmonë me një rikuperim po aq të shpejtë të punësimit. Këto analiza ndihmojnë për të kuptuar pse politikat e stabilizimit duhet të marrin parasysh jo vetëm ritmin e rritjes së prodhimit, por edhe strukturën e tregut të punës, cilësinë e vendeve të punës dhe sjelljen e konsumatorëve.

MICHAEL WOODFORD: FJALËT E BANKIERIT QENDROR NUK JANË DEKOR POLITIK.

Michael Woodford
Michael Woodford e vendosi këtë logjikë brenda një arkitekture më të plotë të politikës monetare. Çmimi Nobel o sivjetshëm vjen në një çast aspak neutral. Ekonomia botërore po përballet me goditje të përsëritura në ofertë, çmime energjie të ndjeshme ndaj konflikteve, tensione tregtare, inflacion ende shqetësues në shumë vende dhe borxh publik pranë niveleve rekord. OECD vlerësonte në shtator një rritje globale prej 2.9 % për vitin 2026 dhe paralajmëronte se ndërprerjet më të zgjatura të energjisë mund të sillnin njëkohësisht inflacion më të lartë dhe rritje më të dobët.

Michael Woodford eshte marre kryesisht me politika monetare dhe “fuqinë e pritshmërive.Vepra e tij Interest and Prices e vitit 2003 ndërtoi bazat teorike të një politike ku banka qendrore nuk përpiqet thjesht të kontrollojë sasinë e parasë, por përdor normën e interesit, objektivin e inflacionit dhe komunikimin publik për të ndikuar pritshmëritë. Në këtë këndvështrim, fjalët e bankierit qendror nuk janë dekor diplomatik. Ato janë pjesë e politikës ekonomike, nëse publiku i beson zotimit se inflacioni do të frenohet, familjet, bizneset dhe tregjet i përshtatin vendimet që sot.

Këtu qëndron një prej ideve më të fuqishme të Nobelit të sivjetshëm. Politika monetare vepron jo vetëm përmes normës së interesit të sotëm, por edhe përmes asaj që qytetarët dhe tregjet presin për nesër. Një familje që mendon të marrë kredi për shtëpi, apo një sipërmarrje që shqyrton një investim pesëvjeçar, nuk pyet vetëm sa kushton paraja këtë muaj. Ajo pyet se ku do të jenë normat, çmimet dhe kërkesa pas një ose dy vjetësh. Woodford e shndërroi menaxhimin e këtyre pritshmërive në pjesë qendrore të teorisë dhe praktikës së bankave qendrore.

Çmimi Nobel o sivjetshëm vjen në një çast aspak neutral. Ekonomia botërore po përballet me goditje të përsëritura në ofertë, çmime energjie të ndjeshme ndaj konflikteve, tensione tregtare, inflacion ende shqetësues në shumë vende dhe borxh publik pranë niveleve rekord. OECD vlerësonte në shtator një rritje globale prej 2.9 % për vitin 2026 dhe paralajmëronte se ndërprerjet më të zgjatura të energjisë mund të sillnin njëkohësisht inflacion më të lartë dhe rritje më të dobët.

Michael Woodford eshte marre kryesisht me politika monetare dhe “fuqinë e pritshmërive”. Nëse kontributet e Hall ndihmojnë në kuptimin e mekanizmave të konsumit dhe punësimit, kërkimet e Michael Woodford kanë pasur ndikim të veçantë në teorinë dhe praktikën e politikës monetare. Ai është një nga figurat kryesore të zhvillimit të makroekonomisë së re kejnesiane, e cila ndërthur vendimmarrjen racionale të individëve dhe bizneseve me ekzistencën e ngurtësive të çmimeve dhe pagave. Një nga përfundimet më të rëndësishme të kësaj qasjeje është se politika monetare nuk vepron vetëm përmes ndryshimit të normave aktuale të interesit. Efektiviteti i saj varet edhe nga mënyra se si individët dhe bizneset i interpretojnë vendimet e Bankës Qendrore dhe çfarë presin prej saj në të ardhmen. Nëse një bankë qendrore arrin të krijojë besueshmëri se inflacioni do të rikthehet pranë objektivit të përcaktuar, kjo mund të ndikojë në vendimet e konsumit, kursimit, investimit dhe përcaktimit të çmimeve. Në të kundërt, kur besueshmëria dobësohet dhe pritshmëritë inflacioniste rriten, kontrolli i inflacionit mund të kërkojë masa më të forta monetare dhe të shoqërohet me kosto më të larta ekonomike. Woodford ndihmoi në konsolidimin e një koncepti që sot është thelbësor për bankat qendrore. Ai mbron tezen se: “komunikimi i politikës monetare është vetë një instrument i saj”. Njoftimet për perspektivën e normave të interesit, publikimi i parashikimeve ekonomike, shpjegimi i vendimeve dhe transparenca institucionale mund të ndikojnë në pritshmëritë e tregjeve financiare dhe të publikut. Kjo qasje ka kontribuar në zhvillimin e praktikave moderne të orientimit të pritshmërive, të njohura ndërkombëtarisht si forward guidance. Megjithatë, komunikimi nuk mund të zëvendësojë masat konkrete të politikës monetare. Ai bëhet efektiv kur mbështetet në veprime të qëndrueshme, objektiva të qarta dhe besueshmëri institucionale.

PSE KY NOBEL ËSHTË I VECANTË NË MENDIMIN EKONOMIK?

Rëndësia e Nobelit të vitit 2026 nuk qëndron në shpalljen e një teorie krejtësisht të re, por në vlerësimin e një transformimi të rëndësishëm që ka ndodhur në analizën dhe politikëbërjen makroekonomike gjatë dekadave të fundit. Ky transformim mund të përmblidhet në tri ide themelore.

Së pari, ekonomia nuk mund të kuptohet vetëm përmes treguesve agregatë. Pas çdo ndryshimi të konsumit, investimeve, punësimit apo inflacionit qëndrojnë vendimet e individëve dhe ndsipërmarrjeve.

Së dyti, pritshmëritë për të ardhmen ndikojnë mbi ekonominë e sotme. Për këtë arsye, politikat ekonomike duhet të vlerësohen jo vetëm nga masat që ndërmerren, por edhe nga mënyra se si ato perceptohen nga aktorët ekonomikë.

Së treti, stabiliteti makroekonomik kërkon institucione të besueshme, politika të koordinuara dhe njohje të thelluar të mekanizmave përmes të cilëve vendimet publike transmetohen në ekonomi.

Këto ide janë veçanërisht të rëndësishme pas përvojave të krizës financiare globale të vitit 2008, pandemisë dhe valëve të mëvonshme inflacioniste. Ato kanë treguar se modelet ekonomike janë instrumente të domosdoshme për politikëbërjen, por nuk mund të parashikojnë në mënyrë të përsosur çdo goditje ekonomike. Prandaj, krahas modeleve teorike, nevojiten analiza empirike, vlerësim i vazhdueshëm i rreziqeve dhe fleksibilitet institucional.

ÇFARË MËSIMESH MUND TË NXJERRË SHQIPËRIA?

Për një ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria, kontributet e dy laureatëve marrin një rëndësi të veçantë. Ekonomia shqiptare karakterizohet nga lidhje të forta me tregjet europiane, përdorim i konsiderueshëm i euros në transaksione dhe kontrata, ndikim i kursit të këmbimit dhe ekspozim ndaj goditjeve të jashtme. Në këto kushte, transmetimi i politikës monetare është më kompleks sesa në ekonomitë ku monedha kombëtare përdoret pothuajse në të gjitha marrëdhëniet ekonomike.

Vendimet e Bankës së Shqipërisë për normën bazë të interesit ndikojnë në kushtet e financimit dhe kërkesën e brendshme, por efektiviteti i tyre ndërvepron me zhvillimet e kursit të këmbimit, normat e interesit në euro dhe pritshmëritë e familjeve e bizneseve. Këtu qëndron një nga mësimet kryesore të kërkimeve të Woodford se politika monetare duhet të mbështetet në një komunikim të qartë, transparent dhe të besueshëm. Për Shqipërinë, kjo nënkupton rëndësinë e shpjegimit të vendimeve monetare jo vetëm për tregjet financiare dhe ekspertët, por edhe për qytetarët dhe bizneset. Kuptimi i objektivit të inflacionit, i faktorëve që ndikojnë mbi çmimet dhe i perspektivës së politikës monetare mund të ndihmojë në formimin e pritshmërive më të qëndrueshme.

Ndërkohë, kontributet e Hall sugjerojnë rëndësinë e analizimit më të thelluar të sjelljes së konsumatorëve dhe funksionimit të tregut të punës. Ndryshimet demografike, emigracioni, mungesa e fuqisë punëtore në sektorë të caktuar dhe dallimet ndërmjet aftësive të kërkuara dhe atyre të disponueshme janë faktorë që ndikojnë mbi potencialin e rritjes ekonomike të vendit. Politikat e zhvillimit ekonomik nuk mund të mbështeten vetëm në nxitjen e kërkesës agregate. Ato duhet të shoqërohen me investime në kapitalin njerëzor, produktivitet, teknologji dhe përmirësimin e funksionimit të tregjeve.

Njëkohësisht, përvoja shqiptare evidenton nevojën për koordinim ndërmjet politikës monetare dhe asaj fiskale, duke respektuar pavarësinë institucionale të bankës qendrore. Politika monetare mund të kontribuojë në stabilitetin e çmimeve dhe të kushteve financiare, por rritja afatgjatë e produktivitetit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm kërkojnë reforma strukturore dhe politika publike plotësuese.

EKONOMIA SI SHKENCË NË SHËRBIM TË VENDIMMARRJES EKONOMIKE DHE POLITIKE.

Dhënia e Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026 merr një domethënie të veçantë në kontekstin e zhvillimeve aktuale të ekonomisë botërore. Borxhi i lartë publik, rreziku i rikthimit të presioneve inflacioniste, konfliktet gjeopolitike dhe pasiguria ekonomike kanë rikthyer në qendër të vëmendjes problemin e stabilizimit makroekonomik. Në këto kushte, kontributet e Hall dhe Woodford dëshmojnë se efektiviteti i politikave monetare dhe fiskale nuk përcaktohet vetëm nga instrumentet që përdorin institucionet, por edhe nga pritshmëritë dhe reagimet e familjeve e ndërmarrjeve. Vlerësimi i tyre mund të interpretohet si një riafirmim i rëndësisë së themeleve mikroekonomike për përballimin e goditjeve ekonomike. Megjithatë, këto modele nuk ofrojnë zgjidhje automatike për problemin e borxhit apo pasojat e luftërave; ato krijojnë një bazë më të qëndrueshme teorike për të kuptuar ndërveprimin ndërmjet politikave publike, sjelljes së aktorëve ekonomikë dhe stabilitetit makroekonomik.

Nobeli 2026 nuk vlerëson thjesht dy kontribute historike në teorinë ekonomike, por rikthen vëmendjen te një pyetje thelbësore për ekonominë bashkëkohore: Si mund të ruhet stabiliteti makroekonomik kur hapësira fiskale ngushtohet, pritshmëritë inflacioniste mbeten të pasigurta dhe goditjet gjeopolitike janë gjithnjë e më të vështira për t’u parashikuar? Ai na mëson se zhvillimi i mendimit ekonomik nuk është thjesht një proces teorik. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta në mënyrën se si qeveritë dhe bankat qendrore përballojnë inflacionin, papunësinë dhe krizat ekonomike. Robert E. Hall dhe Michael Woodford kanë kontribuar, nga këndvështrime të ndryshme, në ndërtimin e një kuptimi më të plotë të marrëdhënies ndërmjet sjelljes individuale dhe rezultateve makroekonomike. Mesazhi kryesor që mund të nxirret nga vlerësimi i tyre është se stabiliteti ekonomik nuk krijohet vetëm nga vendimet e institucioneve, por edhe nga besimi, pritshmëritë dhe reagimet e miliona aktorëve ekonomikë. Për Shqipërinë, ky është një argument shtesë për të forcuar cilësinë e analizës ekonomike, besueshmërinë institucionale dhe lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor dhe politikëbërjes. Në fund të fundit, vlera më e madhe e teorisë ekonomike nuk qëndron vetëm në aftësinë për të shpjeguar të kaluarën, por në mundësinë që ajo krijon për të marrë vendime më të informuara dhe më të përgjegjshme për të ardhmen. Çmimi i vitit 2026 na thotë se, pas viteve të pandemisë, inflacionit, krizave energjetike dhe pasigurisë gjeopolitike, pyetja nuk është më nëse shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi. Pyetja është si të ndërhyjë me saktësi, besueshmëri dhe sa më pak dëme anësore

Etiketa: aktualitet
Pas

Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin

Para

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

Para
Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

nga Fast News
13:29 | 13/10/2026
0

Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

nga Fast News
12:41 | 13/10/2026
0

Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin

Bashkitë drejt Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ndez debatin

nga Fast News
12:36 | 13/10/2026
0

Sa do të kushtojë nafta? Bordi cakton çmimin maksimal

Sa do të kushtojë nafta? Bordi cakton çmimin maksimal

nga Fast News
12:12 | 13/10/2026
0

Recent News

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

Drejt rikonstruksionit 3,9 km rrugë industriale në Vorë, përmirësohet aksesi për bizneset

13:29 | 13/10/2026
Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Nobeli në ekonomi 2026, një mësim për stabilitetin ekonomik

12:41 | 13/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora