Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Dikur pa shpresë, në destinacione të Shqipërisë së re

nga Fast News
8 minutes më parë
në Aktualitet
0
Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Dikur pa shpresë, në destinacione të Shqipërisë së re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e nisi episodin e sotëm të podcast-it “Flasim” me një reflektim mbi transformimin e Malësisë së Madhe dhe Përmetit gjatë dekadës së fundit, duke i cilësuar këto dy zona si shembuj të ndryshimit të Shqipërisë.

Rama u shpreh se, rreth 10 vite më parë, të dyja zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’u vizituar dhe perspektiva për të ardhmen. Sipas tij, në atë kohë, banorët qëndronin kryesisht për shkak të lidhjeve familjare, ndërsa vizitat nga jashtë lidhen më së shumti me dasma apo raste mortore.

Sot, sipas kryeministrit, Malësia e Madhe dhe Përmeti janë kthyer në destinacione turistike që përfaqësojnë një tjetër imazh të vendit. Rama theksoi se ky transformim është arritur përmes shumë përpjekjeve, ndërsa kritikoi klimën e krijuar në rrjetet sociale dhe ekranet televizive, që sipas tij nuk pasqyron ndryshimet e ndodhura në vend.

“Qoftë Malësia, qoftë Përmeti ngjanin si vende pa shpresë, ky kush ishte aty ishte thjesht ende aty, por të nesërmen s’do të ishte më aty. Kush vinte, vinte ose se kishte familjen aty për t’i parë ose se në rastin më të zakonshëm një dasmë ose larg qoftë, një vaki. Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund”, u shpreh Rama.

Gjatë podcast-it, kryeministri u ndal edhe te programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në sektorë si agroturizmi, blegtoria, agropërpunimi, teknologjia dhe ambalazhimi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas Ramës, skema parashikon kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore për 70% të financimit dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet. Financimi mund të arrijë deri në 2 milionë euro, në varësi të planit të biznesit dhe mundësive që lidhen me kolateralin.

“Merrni kredi deri në 2% interes, 70% të garancisë e vë shteti dhe është 10 vjet dhe është deri në 2 milionë euro, por mund të marrë dhe më pak sipas planit dhe mundësive që lidhen me kolateralin”, tha Rama.

Agroturizmi është një prej sektorëve ku synohet të orientohet mbështetja financiare, veçanërisht në zonat me potencial turistik, ku ndërthurja e turizmit me prodhimin vendas mund të krijojë mundësi të reja për sipërmarrjen dhe ekonominë lokale.

Referuar mesazhit të kryeministrit, zhvillimi i këtyre zonave lidhet jo vetëm me rritjen e interesit turistik, por edhe me krijimin e kushteve që bizneset të investojnë, të zgjerohen dhe të shfrytëzojnë potencialin ekonomik të territoreve ku ushtrojnë aktivitetin.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga garazhet te miliardat, cilat janë historitë që fshihen pas markave të famshme?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Dikur pa shpresë, në destinacione të Shqipërisë së re

Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Dikur pa shpresë, në destinacione të Shqipërisë së re

nga Fast News
10:41 | 11/10/2026
0

Nga garazhet te miliardat, cilat janë historitë që fshihen pas markave të famshme?

Nga garazhet te miliardat, cilat janë historitë që fshihen pas markave të famshme?

nga Fast News
10:30 | 11/10/2026
0

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

nga Fast News
09:55 | 11/10/2026
0

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

nga Fast News
10:02 | 11/10/2026
0

Recent News

Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Dikur pa shpresë, në destinacione të Shqipërisë së re

Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Dikur pa shpresë, në destinacione të Shqipërisë së re

10:41 | 11/10/2026
Nga garazhet te miliardat, cilat janë historitë që fshihen pas markave të famshme?

Nga garazhet te miliardat, cilat janë historitë që fshihen pas markave të famshme?

10:30 | 11/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora