Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

nga Fast News
46 minutes më parë
në Ekonomi
0
Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshojnë dinamikat në tregun e pasurive të patundshme. Raporti i Bankës së Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave u frenuan në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit të Stabilitetit Financiar për periudhën janar-qershor 2026, Indeksi Fisher i çmimit të banesave mbeti i pandryshuar në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm, ndërsa u rrit me 10% në krahasim me një vit më parë.

Edhe ritmi i rritjes vjetore të çmimeve u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me nivelet prej 28% të 6-mujorit të dytë 2025 dhe 41.7% të 6-mujorit të parë 2025.

Në mënyrë specifike për Tiranën, tregu shfaqi një ecuri më të mirë në terma 6-mujorë, me rritje të çmimeve me 10% krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2025, por një rritje më të dobët me bazë vjetore, me 9% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar.

Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive (+15%) me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e bregdetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 35%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në të njëjtën kohë, struktura e transaksioneve sipas diferencës ndërmjet çmimit të realizuar të shitjes dhe atij të kërkuar mbeti përgjithësisht e qëndrueshme, dhe çmimet me të cilat ndodhin transaksionet janë përgjithësisht të krahasueshme me çmimet e kërkuara nga shitësit e pronave.

Pjesa më e madhe e shitjeve vijoi të realizohej me çmime të njëjta ose deri në 5% më të ulëta sesa çmimi fillestar i kërkuar, ndërsa transaksionet me zbritje më të mëdha janë të rralla.

Numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit lehtë në 9.9 muaj nga 9.1 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit në 9.7 nga 8.1 muaj.

Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u ul në 8.2 nga 9.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte shumë pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 10.6 nga 10.1 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, rreth 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 34% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2026, rreth 20% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 85% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.

Pritjet për të ardhmen e subjekteve të anketuara paraqiten pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.

Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës. Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

Para

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Para
Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

nga Fast News
23:25 | 23/09/2026
0

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

nga Fast News
22:48 | 23/09/2026
0

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

nga Fast News
16:42 | 23/09/2026
0

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

nga Fast News
09:00 | 23/09/2026
0

Recent News

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

23:25 | 23/09/2026
Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

22:48 | 23/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora