Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

S&P konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
57 minutes më parë
në Ekonomi
0
S&P konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 21 Shtator 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Agjencia thekson se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për frymë gjatë viteve të fundit, ndërsa borxhi i qeverisë dhe borxhi i jashtëm në tërësi janë në trend rënës, sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Financave.

Agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare mbetet rezistente dhe se ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke u rritur mesatarisht me 4% në vit në terma realë gjatë periudhës 2022–2025.

S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.4% për vitin 2026, pak më ulët se 3.7% e vitit 2025 dhe mesatarisht 3% në vit për periudhën 2027–2029, e mbështetur nga eksportet e shërbimeve, konsumi privat dhe investimet. Pozicioni i jashtëm është forcuar gjatë viteve të fundit, kryesisht falë performancës së fortë të turizmit, ndërsa deficitet e llogarisë korente janë ngushtuar ndjeshëm gjatë periudhës 2023–2025.

Në aspektin e financave publike, S&P e konsideron pozicionin fiskal të Shqipërisë si të fortë krahasimisht me tregjet në zhvillim dhe me një kornizë të kujdeshme fiskale. Agjencia parashikon një deficit buxhetor prej 2% të PBB-së në vitin 2026, nën limitin prej 2.3% të autoriteteve shqiptare dhe deficit mesatarisht rreth 2% të PBB-së, deri në vitin 2029. S&P i konsideron të arritshme objektivat e rregullave fiskale të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit dhe vëren se Shqipëria ka regjistruar suficit primar që nga viti 2023. Borxhi publik parashikohet të zbresë në 50.5% të PBB-së në fund të vitit 2029, nga 52.9% në vitin 2025.

Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është procesi i anëtarësimit në BE, ku agjencia vëren progresin në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe hapjen e të gjashtë grupkapitujve negociues, që shënon një gur kilometrik të rëndësishëm në bisedimet e anëtarësimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rezervat valutore të Shqipërisë janë rritur në 8.1 miliardë euro (27% e PBB-së) në fund të korrikut 2026, të mbështetura nga prurjet e forta eksporteve të shërbimeve, kryesisht turizmit, si dhe të flukseve hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte, të cilat i kanë mbuluar deficitet e llogarisë korente.

Sektori bankar mbetet likuid, i mirëkapitalizuar dhe me përfitueshmëri të qëndrueshme. Kreditë e këqija ishin 4% në fund të korrikut 2026, ndjeshëm nën nivelin prej 11% para pandemisë.

Vlerësimi i S&P është një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë e ekonomisë, politikën e matur fiskale dhe forcimin e pozicionit të jashtëm të vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

AADF lançon programin PENA, mundësi zhvillimi profesional për gazetarët e rinj

Para

Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

Para
Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tregu i pronave në informalitet të lartë/ Studimi: Një në tre agjentë pa licencë

Tregu i pronave në informalitet të lartë/ Studimi: Një në tre agjentë pa licencë

nga Fast News
17:23 | 22/09/2026
0

Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

nga Fast News
17:01 | 22/09/2026
0

S&P konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
16:50 | 22/09/2026
0

AADF lançon programin PENA, mundësi zhvillimi profesional për gazetarët e rinj

AADF lançon programin PENA, mundësi zhvillimi profesional për gazetarët e rinj

nga Fast News
12:00 | 22/09/2026
0

Recent News

Tregu i pronave në informalitet të lartë/ Studimi: Një në tre agjentë pa licencë

Tregu i pronave në informalitet të lartë/ Studimi: Një në tre agjentë pa licencë

17:23 | 22/09/2026
Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

Skema e re e strehimit diskutohet me ndërtuesit, 30% për strehim social, 40% strehim të përballueshëm për shtresën e mesme

17:01 | 22/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora