Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Kur Europa shtrenjtohet, Shqipëria nuk mund të mbetet e paprekur

nga Fast News
1 hour më parë
në Analizë
0
Kur Europa shtrenjtohet, Shqipëria nuk mund të mbetet e paprekur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

EDITORIAL

Europa po përballet sërish me krizën e cmimeve të larta. Në gusht, inflacioni në Eurozonë u përshpejtua në 3.3%, nga 2.9% në korrik, duke u larguar përsëri nga objektivi prej 2% i Bankës Qendrore Europiane. Një situatë e shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, që ka vënë nën presion zinxhirët e prodhimit dhe të gjitje sektorët e tjerë të ekonomisë europiane.

Një element ky shumë i rëndësishëm që duhet marrë parasysh sa herë diskutohet inflacioni në Shqipëri. Kjo pasi ekonomia shqiptare nuk funksionon në një vakum dhe rritja e çmimeve nuk është një fenomen ekskluziv shqiptar.

Pra, edhe ekonomitë më të zhvilluara europiane po përballen me një problem që vjen në një masë të rëndësishme nga jashtë ekonomisë së tyre dhe që janë, kosto më të larta të energjisë që transmetohen më pas në pjesën tjetër të ekonomisë.

Kjo është e rëndësishme për të kuptuar edhe situatën shqiptare. Një ekonomi e vogël nuk mund të izolohet nga çmimet ndërkombëtare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shqipëria është e tillë, një ekonomi e vogël dhe e hapur, e lidhur ngushtë me tregjet europiane përmes importeve, eksporteve, turizmit, energjisë, transportit dhe remitancave. Kur rritet kostoja e energjisë në Europë, ndikimi nuk ndalet në kufijtë e vendeve të BE-së. Ai transmetohet përmes kostove të transportit, prodhimit, magazinimit, shërbimeve dhe, mbi të gjitha, përmes çmimeve të mallrave që Shqipëria importon.

Një produkt që vjen në Shqipëri nuk ka vetëm koston e prodhimit. Në çmimin e tij përfundimtar përfshihen energjia, karburanti, transporti, magazinimi, logjistika dhe një sërë shërbimesh të tjera. Prandaj, një goditje e jashtme në energji mund të shndërrohet gradualisht në rritje çmimesh edhe në tregun shqiptar.

Kjo është arsyeja pse krahasimi i Shqipërisë vetëm me inflacionin e vendeve të tjera pa marrë parasysh strukturën e ekonomisë mund të jetë çorientues.

Europa po përballet me të njëjtin problem Nëse rritja e çmimeve do të ishte vetëm një problem i politikave të brendshme shqiptare, do të ishte e vështirë të shpjegohej pse inflacioni po përshpejtohet njëkohësisht në një nga blloqet ekonomike më të mëdha dhe më të zhvilluara të botës.

Por pikërisht kjo po ndodh. Eurozona po përballet me inflacion mbi objektivin e BQE-së dhe tregjet presin një shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare. Kjo do të thotë se edhe familjet dhe bizneset europiane po përballen me një kombinim të vështirë, që janë çmime më të larta dhe kredi potencialisht më të shtrenjta.

Në këtë pikë, Shqipëria nuk është një rast i izoluar. Është pjesë e të njëjtit cikël ekonomik europian. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhet asgjë. Në periudha të tilla, bëhet edhe më i rëndësishëm roli i politikave publike për të amortizuar goditjet. Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm një masë e vetme, si ulja e një takse apo një ndërhyrje administrative mbi çmimet.

Një politikë e qëndrueshme kundër presioneve inflacioniste kërkon disa drejtime njëkohësisht, duke nisur nga forcimi i konkurrencës në treg; transparencë më të madhe mbi formimin e çmimeve, që qeveria shqiptare po nis ta bëjë duke filluar nga ky muaj me Pasqyrën e Cmimeve; monitorim i zinxhirit të furnizimit; mbështetje për prodhimin vendas; investime në energji dhe eficiencë energjetike; përmirësimin e logjistikës dhe infrastrukturës; mbrojtjen e fuqisë blerëse të familjeve më të ekspozuar etj.

Në këtë kuadër, instrumente si monitorimi i çmimeve dhe transparenca e tregut bëhen veçanërisht të rëndësishme. Ato nuk mund të eliminojnë një goditje ndërkombëtare të çmimeve, por mund të ndihmojnë në identifikimin e rasteve, kur rritja e çmimit në tregun vendas nuk justifikohet nga rritja e kostove. Në këtë mënyrë do të shmangen abuzimet dhe do të mbrohet konsumatori.

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektligji për ndërtimet e konfiskuara/ AAPSK merr administrimin, ja si do të funksionojë

Para

Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

Para
Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Njihuni me ‘RIFILLO’ – udhërrëfyesi 30-ditor i mendimeve dhe ndjesive që sapo doli në Amazon

Njihuni me ‘RIFILLO’ – udhërrëfyesi 30-ditor i mendimeve dhe ndjesive që sapo doli në Amazon

nga Fast News
09:00 | 03/09/2026
0

Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

nga Fast News
08:30 | 03/09/2026
0

Kur Europa shtrenjtohet, Shqipëria nuk mund të mbetet e paprekur

Kur Europa shtrenjtohet, Shqipëria nuk mund të mbetet e paprekur

nga Fast News
08:00 | 03/09/2026
0

Projektligji për ndërtimet e konfiskuara/ AAPSK merr administrimin, ja si do të funksionojë

Projektligji për ndërtimet e konfiskuara/ AAPSK merr administrimin, ja si do të funksionojë

nga Fast News
23:57 | 02/09/2026
0

Recent News

Njihuni me ‘RIFILLO’ – udhërrëfyesi 30-ditor i mendimeve dhe ndjesive që sapo doli në Amazon

Njihuni me ‘RIFILLO’ – udhërrëfyesi 30-ditor i mendimeve dhe ndjesive që sapo doli në Amazon

09:00 | 03/09/2026
Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

Rritje e çmimit të shtëpive edhe në Kosovë, kryeson Prishtina

08:30 | 03/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora