Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset optimiste, BSH: Rritet besimi në ekonomi

nga Fast News
18 minutes më parë
në Ekonomi
0
Bizneset optimiste, BSH: Rritet besimi në ekonomi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset janë optimistë për gjendjen e ekonomisë dhe pritshmëritë për të  ardhmen. Banka e Shqipërisë publikoi Treguesin e Ndjesisë Ekonomike, ku vlerësoi një rritje të besimit me 1.8 pikë në muajin gusht. Sipas BSH-së, ky tregues ka qëndruar 7.4 pikë mbi mesataren e tij historike. Rritja e këtij muaji u mbështet kryesisht nga përmirësimi i besimit në sektorët e ndërtimit, të tregtisë dhe të shërbimeve. Në një masë më të vogël, por gjithsesi pozitivisht, ndikoi edhe rritja e besimit konsumator.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u ul me 1.2 pikë përqindje në muajin gusht, krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë, niveli i tij vijon të jetë 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien mujore ndikoi kryesisht vlerësimi më i dobët i bizneseve për kontratat porositëse, ndërkohë që vlerësimi për prodhimin aktual mbeti në të njëjtin nivel me muajin korrik. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen regjistruan rritje.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 4.7 pikë përqindje në muajin gusht, duke qëndruar rreth 10.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja mujore e TBN-së u përcaktua nga përmirësimi i dy komponentëve të tij: vlerësimit të aktivitetit aktual ndërtues dhe kontratave porositëse. Pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan prirjen rënëse edhe gjatë këtij muaji.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 1.8 pikë përqindje në muajin gusht, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ecuria pozitive e TBSH-së u mbështet nga vlerësimi më i lartë i bizneseve për nivelin e kërkesës dhe për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Ndërkohë, pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen shënuan rënie.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 2.1 pikë përqindje në muajin gusht, duke qëndruar rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBT-së u mbështet si nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve, ashtu edhe nga pritjet për rritjen e punësimit. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie (Tabelë 2, sektori i tregtisë).

Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 0.8 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij qëndron aktualisht 2.2 pikë përqindje mbi mesataren historike dhe ka rikuperuar plotësisht rënien e regjistruar gjatë dy tremujorëve të parë të vitit. Në përmirësimin e TBK-së ndikuan kryesisht vlerësimet më pozitive të konsumatorëve si për blerjet e mëdha aktuale, ashtu edhe për ato të pritshme. Nga ana tjetër, pritjet e tyre për gjendjen financiare personale dhe për situatën ekonomike në të ardhmen nuk shënuan ndryshime të qenësishme krahasuar me muajin e kaluar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

Para

Si të ballafaqoheni me kritikat?

Para
Si të ballafaqoheni me kritikat?

Si të ballafaqoheni me kritikat?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Reklamat në ChatGPT arrijnë ritmin e 1 miliard dollarëve në vit, OpenAI hap platformën edhe për bizneset europiane

Reklamat në ChatGPT arrijnë ritmin e 1 miliard dollarëve në vit, OpenAI hap platformën edhe për bizneset europiane

nga Fast News
18:31 | 01/09/2026
0

Si të ballafaqoheni me kritikat?

Si të ballafaqoheni me kritikat?

nga Fast News
18:22 | 01/09/2026
0

Bizneset optimiste, BSH: Rritet besimi në ekonomi

Bizneset optimiste, BSH: Rritet besimi në ekonomi

nga Fast News
18:20 | 01/09/2026
0

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

nga Fast News
13:09 | 01/09/2026
0

Recent News

Reklamat në ChatGPT arrijnë ritmin e 1 miliard dollarëve në vit, OpenAI hap platformën edhe për bizneset europiane

Reklamat në ChatGPT arrijnë ritmin e 1 miliard dollarëve në vit, OpenAI hap platformën edhe për bizneset europiane

18:31 | 01/09/2026
Si të ballafaqoheni me kritikat?

Si të ballafaqoheni me kritikat?

18:22 | 01/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora