Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

nga Fast News
33 minutes më parë
në Ekonomi
0
Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një pyetje që shumë njerëz e bëjnë kur dëgjojnë për nismën “Destinacionet që vlejnë”.

Përse një kompani si One Albania, që operon në tregun e telekomunikacionit, vendos të investojë në agroturizma të vegjël, në fshatra të largët, në biznese familjare që ndonjëherë nuk dalin as në Google Maps?

Përgjigjja është më e thjeshtë nga sa duket. Zhvillimi i një vendi nuk matet vetëm me atë që ndërtohet në Tiranë apo në qytetet e mëdha, por edhe me shtëpitë që ringrihen në fshatrat që po boshatisen… me familjet që zgjedhin të qëndrojnë, me bizneset e vogla që krijojnë punë dhe me vende që, falë teknologjisë, mund të dalin nga izolimi dhe të bëhen të dukshme.

One Albania e ka kuptuar që roli i një biznesi të madh nuk mbaron te shërbimi që ofron apo te bilanci vjetor. Kur ke infrastrukturën, teknologjinë dhe mundësinë për të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin, lind edhe një përgjegjësi tjetër: ta përdorësh këtë potencial për të krijuar mundësi aty ku ato mungojnë.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Vlera nuk është vetëm te “zbulimi” i një destinacioni, por te mbështetja e njerëzve që e kanë ndërtuar atë

Agroturizmat e vegjël janë ndoshta shembulli më i mirë. Janë biznese me histori, me produkte autentike dhe me shumë potencial, por që shpesh mbeten të izoluara. Një fermer në Përmet mund të prodhojë glikonë apo mjaltin më të mirë në zonë, por nëse nuk arrin të menaxhojë rezervimet online apo të komunikojë lehtë me klientët, ai produkt mbetet i njohur vetëm në një rreth të ngushtë. Një bujtinë në Vermosh mund të ofrojë një mikpritje të rrallë, por pa një lidhje të mirë interneti, edhe puna më e zakonshme bëhet më e vështirë.

Me anë të zgjidhjeve teknologjike që One Albania ofron: infrastrukturë digjitale, internet të dedikuar, zgjidhje smart për menaxhimin e rezervimeve dhe komunikimit me klientët, këto biznese mund të punojnë më lehtë dhe të lidhen drejtpërdrejt me turistët.

Ka shumë vende që kanë çfarë të ofrojnë, por ende nuk arrijnë të jenë aty ku kërkon turisti. Qëllimi është t’u japim më shumë mundësi për t’u njohur dhe për t’u rritur. Sepse kur rritet një agroturizëm, nuk fiton vetëm një biznes. Fiton edhe zona përreth, komuniteti dhe njerëzit që kanë zgjedhur të ndërtojnë jetën e tyre aty.

Investim në njerëz, jo vetëm në destinacione

Investimi në këto destinacione është, në thelb, investim në kohezion social. Kur një agroturizëm ngrihet, ai nuk punëson vetëm pronarin. Ai punëson djalin që u kthye nga emigracioni, vajzën që mbaroi shkollën dhe vendosi të mos ikte, gruan që tani ka një të ardhur nga diçka që e dinte të bënte gjithmonë: gatimin, punimin e tokës, mikpritjen.

Është po ashtu edhe një investim në identitet. Tradita nuk ruhet në muze. Ajo ruhet kur bëhet e gjallë, kur shndërrohet në përvojë që dikush tjetër e paguan për ta jetuar. Kur një turist gjerman vjen në Moravë për fasulen, ai nuk po bën thjesht turizëm. Ai po financon një mënyrë jetese që po zhduket ngadalë.

Nëse “Destinacionet që vlejnë” arrin të mbajë hapur qoftë edhe një bujtinë që rrezikonte të mbyllej, të bindë një të ri të qëndrojë apo të kthehet në fshat, ose t’i japë një familjeje më shumë siguri për të ardhmen, atëherë investimi ka qenë i vlefshëm. Në fund të ditës, kjo nismë nuk matet me sa destinacione të reja janë “zbuluar”. Matet me sa bujtina janë ndihmuar, sa histori kanë gjetur mundësinë të dëgjohen dhe sa është mbështetur komuniteti i zonës. Zhvillimi i vërtetë nuk vjen kur disa vende lulëzojnë dhe të tjerat shuhen. Vjen kur asnjë komunitet nuk mbetet pas.

Etiketa: aktualitet
Pas

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme, gati portali për aplikimet e bizneseve për kredi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

nga Fast News
13:09 | 01/09/2026
0

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme, gati portali për aplikimet e bizneseve për kredi

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme, gati portali për aplikimet e bizneseve për kredi

nga Fast News
17:07 | 31/08/2026
0

Fokusi i administratës fiskale, ministri Malaj: Shërbime më të mira, transparencë dhe korrektësi ndaj qytetarëve dhe biznesit

Fokusi i administratës fiskale, ministri Malaj: Shërbime më të mira, transparencë dhe korrektësi ndaj qytetarëve dhe biznesit

nga Fast News
16:45 | 31/08/2026
0

Zgjidhet ngërçi politik në Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK vendosin për Presidentin e ri, ja kush propozohet

Zgjidhet ngërçi politik në Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK vendosin për Presidentin e ri, ja kush propozohet

nga Fast News
13:45 | 31/08/2026
0

Recent News

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

13:09 | 01/09/2026
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme, gati portali për aplikimet e bizneseve për kredi

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme, gati portali për aplikimet e bizneseve për kredi

17:07 | 31/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora