Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvlerësimi i euros po shoqërohet me një ndryshim në vendimarrjen e qytetarëve përsa u përket kursimeve të tyre. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në lek janë rritur ndjeshëm, ndërsa kanë rënë ato në euro.

Depozitat në lek u përshpejtuan në 13.5% vit mbi vit, në reflektim të ndërmjetësimit financiar më të thelluar në monedhën vendase nga ana e bankave, zgjerimit të ofertës monetare në Lek, si dhe prirjes së vazhdueshme të agjentëve ekonomikë për t’i mbajtur ose investuar kursimet e tyre përmes sistemit bankar.

Nga ana tjetër, depozitat në valutë u rritën më ngadalë, në një ritëm vjetor prej 10.5%. Zgjerimi vjetor i depozitave në valutë është mbështetur nga kontributi më i lartë i depozitave të bizneseve, në linjë me rritjen e aktivitetit turistik dhe hyrjet e valutës në vend.

Prej më shumë se një viti, depozitat në Lek po rriten më shpejt se ato në valutë, duke sjellë një zhvendosje në strukturën e depozitave, ku për herë të parë në dekadën e fundit, depozitat në lek zënë peshën më të madhe, rreth 50.1% të totalit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dinamika e depozitave sipas agjentëve ekonomikë tregon se individët kanë vijuar të kursejnë në mënyrë të qëndrueshme, me një rritje vjetore prej 9.8%, kryesisht në formën e depozitave në lek, ndërsa depozitat në valutë kanë shfaqur ngadalësim. Rritja e depozitave në lek të individëve tregon edhe një tendencë për zhvendosje të kursimeve nga letrat me vlerë drejt depozitave bankare.

Depozitat e bizneseve janë rritur me 20.7% në terma vjetorë, kryesisht falë ecurisë pozitive të depozitave në valutë të këtij segmenti. Struktura kohore e kursimeve tregon se depozitat pa afat kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen vjetore të kursimeve, prej më shumë se një viti.

Ndërkohë, brenda kategorisë së depozitave me afat, preferenca e tyre është drejt maturiteteve deri në dy vjet, ndërsa depozitat me afate më të gjata maturimi po tërheqin më pak interes. Kjo prirje pasqyron si ngushtimin e diferencës së normës së kthimit midis dy segmenteve, ashtu edhe preferencën e individëve për të mbajtur kursimet në formë më likuide.

Si rezultat, pesha e depozitave pa afat në portofolin total arriti në 56.4%, pranë niveleve maksimale historike, ndërsa pesha e depozitave me afat mbi dy vjet zbriti në 18.1%, lehtësisht më e ulët se në vitin 2024.

Norma mesatare e interesit mbeti e pandryshuar për depozitat me afat në lek, ndërsa shënoi një rritje të lehtë për depozitat me afat në Euro. Për depozitat në lek, ajo qëndroi në 1.7%, aq sa në tremujorin paraardhës dhe gjatë vitit të kaluar.

Interesi mesatar i depozitave me afat në Euro regjistroi mesatarisht 1.4% në këtë tremujor, nga 1.2% në tremujorin e mëparshëm dhe në vitin 2025. Ndryshime minimale në kahun rritës kanë pësuar interesat për maturitetet deri në një vit, si për depozitat në lek, ashtu edhe për ato në euro. Diferenca mes normave të interesit në lek dhe Euro rezultoi 0.4 pikë përqindjeje, margjinalisht më e ulët krahasuar me nivelin 0.5 pikë përqindjeje të katër tremujorëve të mëparshëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

Evropa përgatitet për emergjencat, BQE kërkon të ruhet cash-i si alternativë ndaj pagesave digjitale

Para

Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

Para
Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora