Marrja e një shtëpie me qira është shndërrua në bazën e modelit mbi të cilin po zhvillohet turizmi në Shqipëri. Kjo pavarësisht rritjes së investimeve private për shtimin e njësive akomoduese. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se vetëm një pakicë e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet janë akomoduar në hotele. Shumica janë sistemuar në shtëpi me qira, të mundësuara kryesisht nëpërmjet platformave AirBnb dhe Booking.com.
“Në qershor të këtij viti, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti 41.3 %, nga 39.5 % në qershor 2025, duke shënuar një rritje me 1.8 pikë përqindje”, raporton INSTAT.
Një prirje e tillë e turizmit ka nxitur vendasit që të orientohen drejt biznesit të dhënies së shtëpive me qira ditore. Sipas të dhënave, në 6 mujorin e parë të këtij viti, fitimet e arkëtuara nga ky lloj biznesi arritën në rreth 50 milionë euro, teksa rezultojnë rreth 27.7 mijë apartamente e njësi të tjera banimi të disponueshme për t’u dhënë me qira, ose 4.2% më shumë se mesatarja e vitit 2025.
Një biznes i tillë ka rritur ndjeshëm qiratë për vendasit, ku marrja e një banese modeste brenda vijës së verdhë të Tiranës, por edhe në qytetet bregdetare është bërë e papërballueshme për pjesën më të madhe të familjeve, por edhe kategorive të vecanta, si studentët.








