Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

nga Fast News
45 minutes më parë
në Ekonomi
0
Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

Merita Toska

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë me Merita Toska, eksperte për qeverisjen dhe financat vendore

Teksa vendi po përballet me emergjencën e zjarreve, për shkak të zjarrëvënieve të qëllimshme të favorizuara edhe nga temperaturat e larta , pikëpyetje ngrihen mbi përgjegjësinë dhe aftësinë e bashkive për të menaxhuar situata të tilla. Kruja, por jo vetëm, ishte një nga situatat kritike, ku shuarja e vatrave të zjarrit kërkoi angazhimin e pothuajse të gjithë strukturave të shtetit, për të shmangur fatalitete. Vitin e kaluar, kanë qenë zjarret në jug të vendit, ku ishte e domosdoshme marrja e ndihmës edhe nga vendet fqinjë, nëpërmjet aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

A mundet sistemi aktual i pushtetit vendor, me qelizë strukturat vendore bashki/prefekturë, të menaxhojnë emergjencën e zjarreve, ashtu siç është ligjërisht e parashikuar në kompetencat e tyre? A është kjo çështje thjeshtë financiare apo teknike dhe operacionale në terma të mangësive të kapitalit njerëzor?

Merita Toska, eksperte e njohur për qeverisjen dhe financat vendore shpjegon për Fast New Economy sesi është situata në bashki dhe cfarë sugjerohet për të çuar në një tjetër nivel menaxhimin e emergjencave, si dhe çfarë masash parandaluese mund të merren.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

A munden bashkitë ta përballojnë situatën me zjarret, nisur edhe nga rasti i Krujës?

Në zbatim të Parimit të Subsidiaritetit të ligjit për mbrojtjen civile, bashkitë kanë një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në mbrojtjen civile dhe janë “hallka e parë e reagimit”, megjithatë faktet flasin që asnjë  bashki e vetme apo fqinje, të përballojë me kapacitetet e veta zjarre të përmasave masive. Kjo vlen veçanërisht për zjarret në zona rurale në pyje, në kushte temperaturash të larta dhe erërash të forta, kur rreziku cënon zonat e banuara dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Rasti i Krujës e ilustron pikërisht këtë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vlerësoi domosdoshmërinë e angazhimit njëherësh të strukturave të emergjencave civile të disa bashkive, shërbimit zjarrfikës, Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore, pas shterrimit të kapaciteteve lokale. Pra, nuk ishte një operacion që mund të menaxhohej vetëm nga Bashkia Krujë. Kjo është një panoramë e përsëritur thuajse çdo vit për raste të ngjashme.

Ndaj dhe çështja nuk duhet shtruar thjeshtë “a ka apo jo kapacitete bashkia?”. Sistemi i mbrojtjes civile është projektuar si sistem me disa nivele: bashkia duhet të ketë kapacitet për parandalimin, gatishmërinë dhe ndërhyrjen e parë, ndërsa kur niveli i emergjencës tejkalon kapacitetet vendore, duhet të aktivizohen burimet rajonale dhe kombëtare.

Analiza e riskut dhe evidentimi i zonave prioritare në nivel bashkie, ngelet një nga mangësitë kryesore që pengojnë planifikimin e duhur operacional dhe financiar. Vizioni i munguar i autoriteteve vendore, për të qëndruar në gatishmëri dhe përgjigje emergjente efektive, shkakton jo vetëm kaos, por edhe menaxhim të cunguar të emergjencave.

Problematika kryesore është nëse bashkitë kanë kapacitete të mjaftueshme për të ushtruar detyrat që u takojnë atyre: mjete zjarrfikëse të përshtatshme, pajisje për terrene të vështira, menaxhim i fondit pyjor për rrugë aksesimi, personel të trajnuar, plane emergjence të përditësuara, dhe financim të qëndrueshëm. Këto kapacitete nuk janë të njëjta në të gjitha bashkitë.

Prandaj, për fatkeqësitë me përmasa të mëdha, modeli duhet të jetë “kapacitet vendor i fortë + mbështetje kombëtare e shpejtë”. Në gjykimin tim, pritshmëria që çdo bashki të jetë e vetëmjaftueshme në kushtet aktuale është e pamundur.

 

Si financohet menaxhimi i fatkeqësive natyrore?

Financimi në Shqipëri është i shpërndarë në disa nivele dhe instrumente. Ligji për mbrojtjen civile parashikon disa burime financimi si nga buxheti qendror, ashtu edhe nga buxhetet e institucioneve dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore. Dokumentet zyrtare të financave evidentojnë fondin e emergjencave civile, buxhetet e ministrive për zvogëlimin e riskut, financimin e bashkive, fondin rezervë, fondin e kontingjencës dhe instrumente të tjera.

Për bashkitë, ligji parashikon një nivel minimal financimi për mbrojtjen civile të lidhur me 4% të buxhetit të tyre vjetor, i cili mbështetet përmes fondeve të kushtëzuara të buxhetit të shtetit. Për vitin 2026, është aplikuar edhe një ndryshim i rëndësishëm: transferta e kushtëzuar për emergjencat civile shpërndahet sipas një metodologjie që integron nivelin e riskut, treguesit financiarë dhe demografikë të territorit, duke i dhënë peshë të veçantë riskut të shumëfishtë.

Kjo është një qasje më e mirë sesa shpërndarja thjeshtë mbi bazën e madhësisë së buxhetit të bashkisë, sepse në parim financimi për fatkeqësitë duhet të ndjekë riskun: një territor më i ekspozuar ndaj zjarreve, përmbytjeve, rrëshqitjeve apo tërmeteve duhet të ketë edhe kapacitete financiare proporcionale me këtë ekspozim.

Megjithatë, është e rëndësishme të dallojmë financimin “pas fatkeqësisë”, nga financimi “para fatkeqësisë”. Një sistem i mirë nuk duhet të financojë kryesisht reagimin dhe kompensimin pasi dëmi ka ndodhur; ai duhet të investojë më shumë në parandalim, paralajmërim të hershëm,  reduktim të riskut mirëmbajtje, kapacitete operacionale – sikundër ligji për emergjencat civile dhe Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë përcakton.

 

Si duhet të ndërmerren masa parandaluese për fatkeqësitë natyrore, konkretisht për riskun e zjarreve?

Në menaxhimin modern të fatkeqësive, parandalimi dhe zvogëlimi i riskut janë po aq të rëndësishëm sa reagimi. Jo çdo zjarr mund të parandalohet, por, mund të reduktohet ndjeshëm probabiliteti që një vatër e vogël të shndërrohet në një fatkeqësi të madhe.

Për zjarret në pyje kjo nënkupton menaxhim të vazhdueshëm të pyjeve dhe bimësisë, pastrim të materialit të djegshëm, krijim dhe mirëmbajtje të brezave kundër zjarrit, sigurim të rrugëve të aksesit për zjarrfikëset, pika furnizimi me ujë, monitorim të zonave me risk të lartë, sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe reagim shumë të shpejtë ndaj vatrave të para. Po aq i rëndësishëm është kontrolli i ndërtimeve dhe zhvillimit në zonat ku pylli takohet me zonat e banuara.

Parandalimi ka edhe një komponent të fortë njerëzor. Shumë zjarre lidhen me veprimtarinë njerëzore, qoftë nga pakujdesia apo nga zjarrvënia. Prandaj nevojiten informim dhe ndërgjegjësim i publikut, kontrolle, zbatim efektiv i ligjit dhe hetim i shpejtë i rasteve.

Në aspektin financiar, ky është edhe argumenti më i rëndësishëm: duhet të shpenzojmë para përpara se të ndodhë fatkeqësia, jo vetëm pasi ajo ka ndodhur. Buxhetet e viteve të fundit e njohin këtë logjikë, pasi parashikon fonde të veçanta për projektet infrastrukturore të parandalimit të fatkeqësive natyrore.

 

Sa shpenzon Shqipëria për emergjencat civile?

Këtu duhet bërë një sqarim. Nuk mund të jepet një shifër e vetme e izoluar në termin “shpenzime për fatkeqësitë”, sepse financimi është i shpërndarë në disa institucione dhe nivele të qeverisjes.

Nëse marrim vetëm programin buxhetor “Emergjencat civile” të Ministrisë së Mbrojtjes, pas ndryshimeve të buxhetit të miratuara më 30 qershor 2026, ai arrin në rreth 5.79 miliardë lekë afërsisht. Kjo përfshin rreth 1.26 miliardë lekë shpenzime korrente dhe rreth 4.53 miliardë lekë shpenzime kapitale, nga të cilat rreth 2.01 miliardë lekë financim i huaj.

Në buxhetin fillestar të vitit 2026 ishin identifikuar në mënyrë specifike edhe:

  • 1 miliard lekë transfertë e kushtëzuar për emergjencat civile për bashkitë;

  • 1.5 miliardë lekë për projekte që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore; dhe

  • 300 milionë lekë për projekte për digat dhe rezervuarët.

Pra, vetëm këto tre instrumente përfaqësonin 2.8 miliardë lekë të dedikuara drejtpërdrejt për financimin vendor dhe investimet parandaluese.

Por kjo ende nuk përfaqëson gjithë financimin kombëtar të riskut nga fatkeqësitë. Shpenzime të lidhura me reduktimin e riskut gjenden edhe në buxhetet e ministrive të tjera, të bashkive, në infrastrukturë, pyje, kullim, diga, fondin rezervë dhe në projekte të financuara nga partnerët ndërkombëtarë.

Aktualisht, nuk mund të gjurmojmë në buxhet dhe të dhëna faktike sa është shpenzuar.

Mungesa e një mekanizmi që mat jo vetëm burimet e financimit, por edhe komponentët e zbatuar sipas llojit të rrezikut, natyrës së shpenzimit, fazës së ciklit të menaxhimit të rriskut, e vështirëson nxjerrjen e një informacioni të plotë.

Prandaj, pyetja që duhet të shtrojmë nuk është vetëm “sa para shpenzojmë?”, por edhe “sa prej tyre shkojnë për parandalim, sa për reagim emergjent, sa për rehabilitim, nëse shpërndahen aty ku risku është më i lartë dhe çfarë rezultatesh ato prodhojnë?”. Për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive në përgjithësi, pikërisht ky është treguesi më i rëndësishëm i efektivitetit të financimit publik.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bizneset do të regjistrohen në Dhomën Ekonomike Kombëtare, ja rregullat e reja dhe tarifat

Para

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Para
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

nga Fast News
22:39 | 14/08/2026
0

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

nga Fast News
22:03 | 14/08/2026
0

Bizneset do të regjistrohen në Dhomën Ekonomike Kombëtare, ja rregullat e reja dhe tarifat

Bizneset do të regjistrohen në Dhomën Ekonomike Kombëtare, ja rregullat e reja dhe tarifat

nga Fast News
18:54 | 14/08/2026
0

Arsimi dhe shëndetësia nuk po gjejnë punonjës

Arsimi dhe shëndetësia nuk po gjejnë punonjës

nga Fast News
18:52 | 14/08/2026
0

Recent News

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

22:39 | 14/08/2026
Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

22:03 | 14/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora