Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Udhëtim me tren? Ja linjat ende funksionale dhe plani për “rilindje”

nga Fast News
7 minutes më parë
në Ekonomi
0
Udhëtim me tren? Ja linjat ende funksionale dhe plani për “rilindje”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitesh, roli i hekurudhave në transportin e qytetarëve ka rënë ndjeshëm dhe trenat përdoren kryesisht për transportin e mallrave. Ndërkohë vitet e fundit, qeveria dhe Hekurudha Shqiptare me ndihmën edhe të donatorëve, kryesisht Bashkimit Europian po përpiqen të riaktivizojnë rrjetin hekurudhor, si një alternativë shtesë trabsporti për qytetarët dhe bizneset.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave ilustrojnë situatën në hekurudhën shqiptare, ku rezulton se gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është 253 km. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi – Gjorm 93 km, Durrës – Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km. Transporti hekurudhor i mallrave është në distancë 0 – 49 km.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 103,7 mijë ton, duke shënuar ulje me 13,8 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2025. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 3.503 nga 4.128 mijë ton-km që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 15,1 %.

“Qymyri dhe linjiti; nafta bruto dhe gazi natyror” sipas klasifikimit NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), zënë 91,9 % të mallrave të transportuar me hekurudhë, “Lëndë të para të ricikluara; mbetjet e ngurta (bashkiake) dhe mbeturina të tjera” zënë 8,1 %.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 Fokusi tek hekurudhat

Hekurudha Shqiptare është futur në një proces transformimi, me qëllim investimin në linjat ekzistuese dhe jo vetëm. Kjo me qëllim bërjen efektive edhe të transportit hekurudhor, në kuadër edhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Linja Durrës-Rrogozhinë është investimi më koherent që pritet të bëhet. Procedurat e informimit dhe konsultimit publik për projektin e rehabilitimit dhe elektrifikimit të kësaj linje kanë nisur.

Shoqëria publike bëri të ditur se procesi po zhvillohet në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit mjedisor dhe social të projektit, i cili shtrihet në territorin e bashkive Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë..

Sipas përmbledhjes joteknike të projektit që shoqëron këtë fazë, ndërhyrja parashikon rindërtimin, modernizimin dhe elektrifikimin e rreth 33 kilometrave linjë hekurudhore ekzistuese, nga zona e Shkozetit në Durrës deri në stacionin e Rrogozhinës.

Projekti konsiderohet pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian, që lidh rajonin e Adriatikut me Ballkanin Lindor dhe rrjetin europian të transportit. Sipas dokumentit, rehabilitimi i segmentit është përfshirë në prioritetet e qeverisë shqiptare për integrimin e rrjetit hekurudhor me rrjetin Trans-Europian të Transportit (TEN-T).

Financimi i projektit mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Europiane e Investimeve (BEI) dhe fondet e Bashkimit Europian.

Një tjetër nismë që qeveria synon ta aktivizojë dhe ta bëhë funksionale deri në fund të vitit 2027 është shërbimi hekurudhor për linjën Durrës-Tiranë-Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Thirrja për shprehje interesi me qëllim gjetjen e operatorëve që do të ofrojnë këtë shërbim u  publikua më 27 maj 2026 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në koordinim me Hekurudhën Shqiptare. Ndërkohë që kompanitë ose konsorciumet e interesuara kanë pasur afat deri më 26 korrik 2026 për të dorëzuar shprehjen e interesit.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është ai i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit, që parashikon 13 stacione përgjatë saj, ku një pjesë e mirë e tyre janë në linjën ekzistuese, por që mund të zhvendosen me pak metra për të përmirësuar qarkullimin në kontekstin që zonat ndodhen sot.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qiraja ditore “shpëton” tregun e hidrosanitareve

Para

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

Para
Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

nga Fast News
11:19 | 08/08/2026
0

Udhëtim me tren? Ja linjat ende funksionale dhe plani për “rilindje”

Udhëtim me tren? Ja linjat ende funksionale dhe plani për “rilindje”

nga Fast News
11:16 | 08/08/2026
0

Qiraja ditore “shpëton” tregun e hidrosanitareve

Qiraja ditore “shpëton” tregun e hidrosanitareve

nga Fast News
10:51 | 08/08/2026
0

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

nga Fast News
09:50 | 07/08/2026
0

Recent News

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

11:19 | 08/08/2026
Udhëtim me tren? Ja linjat ende funksionale dhe plani për “rilindje”

Udhëtim me tren? Ja linjat ende funksionale dhe plani për “rilindje”

11:16 | 08/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora