Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë

nga Fast News
3 minutes më parë
në Analizë
0
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

Irena Beqiraj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Irena Beqiraj, eskperte për ekonominë

Shumë i inatosur, i pa qetë,  Kryeministri pyet çfarë mund të shesë Shqipëria për të siguruar mirëqënie……

Ka të drejtë të inatoset e të çirret,  madje edhe të tallet me veten, se përveç qelesheve ,shqiponjave , apo flamurëve nuk kemi asgjë për të shitur veç vendit,  sepse ekonomia që krijoi ky Kryeministër nuk prodhon asgjë.

E ndërsa në 13 vite që drejton na ka siguruar “mirëqënien” me lloj e soj manovrash ekonomike si PPP, investimet strategjike , amnisti fiskale, Rilindja 1.0 e më pas  2.0, na është mburrur  për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë  të kamarierëve dhe pastruesve,  asnjëherë nuk e gjeti as guxim e as forcë të flasë për motorrin e zhvillimit ekonomik, prodhimin.

Ka të drejtë që nxehet. Sot nuk kemi çfarë të shesim sepse nuk prodhojmë. Jemi të varur nga importi se nuk prodhojmë . Nuk ofrojmë dot punësim cilësor sepse nuk prodhojmë . Madje nuk krijojmë e nuk shpërndajmë as njohuri se nuk prodhojmë. Nuk kemi ekonomi të qëndrueshme e si rrjedhim as mirëqënie pikërisht se nuk prodhojmë .

“Qëndrueshëria” nënkupton aftësinë  për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Edhe sektori prodhues është  thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë”  Prodhimi industrial jo vetëm është një motorr rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.

Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër.

Proçeset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë prodhimi ofron funksionin e bartësit të  shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar. Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike.

Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, është e vështirë të balancohet bilanci tregtar; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare .

Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregëtisë botërore treguan qartësisht  se vendet që mbetën mbrapa në industrializim, apo për më keq përjetuan deindustrializim të vazhdueshëm edhe që larguan  burimet, tokën, punën, kapitalin nga sektori prodhues, mbetën të pazhvilluara .

E pra sot  që të mos shesim  Shqipërinë, nuk na duhet makiazhi  i fasadave,  na nevojiten politika funksionale  te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave:

1) Fuqimzimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke : neutralizuar  efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, në tekstile, agropërpunim , edhe industrinë e lehtë . Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.

2) Nxitjes së eksporteve, duke të përfshijë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre  janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.

3) Rritjes së produkivitetit,  trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e  Zyrës Kombëtare për trasferimit të teknologjive e cila duhet të  shërbërjë si nyje e ndërlidhjes midis  firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare . Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin.

4) Krijimi e një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi ( shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi  konsideruar asnjëhërë  njohurinë si e e mirë publike . Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në gritjen  dhe fuqizimin e sektorëve  të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi  pofesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i  ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.

Patjetër ky është ushtrim i vështirë për këdo qeveri por më e keqja eshtë  e se për QEVERINË E  rilindjes së fasadave kazinove e koncerteve është i pamundur .

Ndaj i bindur edhe i inatosur për këtë pamundësi ai çirret se nuk ka ç’të shesë përveç Shqipërisë!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

nga Fast News
12:57 | 17/07/2026
0

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

nga Fast News
12:50 | 17/07/2026
0

Studimi: Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri

Studimi: Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri

nga Fast News
10:00 | 17/07/2026
0

Përvëlohet Shqipëria, meteorologia: Temperaturat arrijnë në 42 gradë

Përvëlohet Shqipëria, meteorologia: Temperaturat arrijnë në 42 gradë

nga Fast News
09:23 | 17/07/2026
0

Recent News

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

12:57 | 17/07/2026
Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

12:50 | 17/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora