Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Aida Bicaj, mbretëresha shqiptare e kujdesit për lëkurën në New York, kundër rezultatit të shpejtë

nga Fast News
9 minutes më parë
në Ekonomi
0
Aida Bicaj, mbretëresha shqiptare e kujdesit për lëkurën në New York, kundër rezultatit të shpejtë

Aida Bicaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Forbes e ka quajtur “New York’s Skincare Whisperer”. Ajo është Aida Bicaj, e cilia prej më shumë se dy dekadash ka ndërtuar një nga adresat më të kërkuara të kujdesit profesional për lëkurën në Manhattan. Aida Bicaj është ndër specialistet e pakta në botë që është trajnuar drejtpërdrejt nga Yvan Allouche, krijuesi i metodës Biologique Recherche.  Në një intervistë për Va-Spas, ajo flet për filozofinë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës, pse kundërshton trendin e rezultateve të menjëhershme, çfarë e dallon klientin e sotëm dhe si e ka ndikuar origjina shqiptare në rrugëtimin e saj profesional.

Ju jeni një nga shumë pak specialistët në botë që morën trajnim direkt nga krijuesi i metodës Biologique Recherche. Çfarë vuri re specifikisht tek ju Yvan Allouche që vendosi t’ju trajnojë dhe ndryshoi rrjedhën e karrierës suaj?

Tek unë ai vuri re një pasion të veçantë për këtë profesion dhe për Biologique Recherche. Më tha: “Ke duar që rrallë kush i ka dhe je e lindur për këtë punë; e bën me shumë dashuri.”

Keni 20 vite që keni themeluar spa-në tuaj të parë në Upper East Side, Manhattan dhe para 3-4 vitesh edhe studion e dytë në Tribeca, një nga zonat më ekskluzive të New York-ut. Si po ecën biznesi, si kanë ndryshuar trendet në këto 20 vite dhe sa keni ndikuar ju te këto trende, te klientët tuaj?

Biznesi po ecën shumë mirë dhe punoj kryesisht me klientë që fokusohen te rezultatet, jo te trendet në skincare.

Tani jemi duke folur për Amerikën, por fatkeqësisht kjo po përhapet në të gjithë botën, vihet re dëshira për rezultate të menjëhershme, askush nuk dëshiron të presë. Këto rezultate nuk janë reale dhe shpesh janë të dëmshme për lëkurën. Qasjet agresive e dëmtojnë atë; lëkura, sidomos shtresa e saj e jashtme, përjeton një “invazion” që kërkon kohë për t’u rigjeneruar.

Problemi më i madh është se konsumatorët nuk kujdesen si duhet për rutinën në shtëpi, me produkte të përshtatshme që nuk bazohen në marketing. Lëkura nuk i përshtatet modës, ajo nuk ndjek trende, por kërkon përkushtim të përditshëm. ‘A mund të jetë një nxënës i mirë nëse nuk i bën detyrat e shtëpisë?’

Di që keni një qasje jokonvencionale. Nuk jeni për invazion dhe qasje të dhunshme ndaj lëkurës. Ju trajtoni shumë klientë mes tyre edhe perona VIP. Ka ndryshime në kerkesa, në teknika që ata kërkojnë?

Klientët e mi më besojnë mua dhe puntoreve të mia, ato bazohen në rezultatet që i shohin kur vijnë në sallonin tim, në produktet që ju rekomandojmë ne dhe që i përdorin në shtëpi.

Për ju kanë shkruar disa media ndërkombëtare. Forbes ju ka quajtur “New York’s Skincare Whisperer”. E ndjeni që ju përfaqëson ky emër?

Unë përfaqësoj atë që besoj. Mantra ime është: rezultatet e mira vijnë ngadalë, jo brenda natës. Ato që arrihen shpejt janë shpesh të përkohshme dhe jo të qëndrueshme .

Ju trajnoni edhe ekspertë dhe jeni një shembull për sipërmarrës të fushës suaj. Cila është këshilla më e shpeshtë që u jepni atyre?

Këshilla që u jap është: mësoni dhe edukohuni sa më shumë në këtë fushë dhe mos u bazoni në trende, në makina që duken bukur dhe që ndërrohen dhe dalin të reja çdo 2-3 muaj.

Lidhur me origjinën tuaj, sa të lidhur keni mbetur me vendlindjen dhe në cilat karakteristika apo sjellje e ndjeni veten tipike shqiptare? A mendoni se emigracioni, apo disi origjina shqiptare ju ka ndikuar në karrierë?

Origjina ime si shqiptare vetëm më ka ndihmuar. Në shtëpi dhe me djalin tim gjithmonë flasim vetëm shqip. Jam shumë e lidhun me Shqipërin dhe Kosovën( jam Kosovare) për mua janë një, nuk i ndaj.
Karakteristikat që më kanë ndihmuar: dinjitet, jo përulje, përkushtim dhe jam shumë direkte. Emigracioni më ka ndihmuar shumë se jetën e mirë që e kisha në Prishtinë deshta patjetër ta kem edhe këtu, por edhe më të mirë dhe mundësitë që më erdhën – i grabita.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve

Para

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

Para
Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

300 kuota të hapura/ Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi të buta për strehim

300 kuota të hapura/ Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi të buta për strehim

nga Fast News
08:32 | 09/07/2026
0

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

nga Fast News
08:29 | 09/07/2026
0

Aida Bicaj, mbretëresha shqiptare e kujdesit për lëkurën në New York, kundër rezultatit të shpejtë

Aida Bicaj, mbretëresha shqiptare e kujdesit për lëkurën në New York, kundër rezultatit të shpejtë

nga Fast News
08:26 | 09/07/2026
0

Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve

Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve

nga Fast News
08:23 | 09/07/2026
0

Recent News

300 kuota të hapura/ Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi të buta për strehim

300 kuota të hapura/ Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi të buta për strehim

08:32 | 09/07/2026
Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?

08:29 | 09/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora