Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

nga Fast News
2 hours më parë
në Ekonomi
0
Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kush ka plotësuar aplikimin për përfitimin e kompensimit pas zbritjes së shpenzimeve arsimore për fëmijët dhe nuk ka ngarkuar në sistem faturat e fiskalizuara, do t’i refuzohet kërkesa.

Për këtë kategori, pas verifikimit të dokumentacionit, administrata tatimore ka nisur dërgimin e njoftimeve për individët aplikues që nuk kanë ngarkuar dokumentacionin justifikues të shpenzimeve dhe për rrjedhojë, nuk janë përfitues të zbritjes.

Bëhet fjalë për individë me fëmijë në ngarkim dhe me të ardhura vjetore bruto nën 1.2 milionë lekë. Kjo kategori gjatë plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA)  përveç zbritjes së shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim, përfiton edhe zbritje të shpenzimeve arsimore deri në vlerën 100 mijë lekë. Këto të fundit duhet të justifikohen me fatura të fiskalizuara të shpenzimeve arsimore.

“Mbështetur në kërkesën tuaj për rimbursimin e tatimit të paguar tepër, rezultuar pas dorëzimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP) për vitin 2025, si dhe në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 29/2023 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar, Udhëzimit nr. 26/2023, të ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar sipas vendimit të Komitetit të Riskut, të protokolluar në DPT, administrata tatimore ju njofton se nuk jeni përfitues i zbritjes për arsyen e mëposhtme: Ju nuk keni ngarkuar fatura tatimore”, thuhet në njoftimin e dërguar nga tatimet.

Megjithatë, nëse individët disponojnë faturat e fiskalizuara që justifikojnë shpenzimet arsimore, e drejta për përfitimin e kompensimit nuk humbet, pavarësisht refuzimit fillestar të aplikimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Administrata tatimore sqaroi për Monitor se këta individë mund të aplikojnë sërish, duke ngarkuar në sistem faturat e fiskalizuara të shpenzimeve arsimore për fëmijët.

“Në parim, kur një kërkesë për rimbursim refuzohet, ashtu si në rastin e bizneseve, aplikimi duhet të kryhet nga e para. Individët duhet të ngarkojnë faturat e fiskalizuara dhe të ndjekin udhëzimet që do të jepen nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve”, sqaruan tatimet.

Nga ana tjetër, mësohet se inspektorët tatimorë po i udhëzojnë individët të cilëve u janë refuzuar aplikimet për mënyrën e riaplikimit dhe ngarkimin e dokumentacionit përkatës.

Shembulli 3

Të ardhura nën 1,2 mln lekë në vit, 2 fëmijë në ngarkim

Sipas të dhënave të DIVA-s të plotësuar dhe dorëzuar të individit C të ardhurat bruto vjetore për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.

Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.

Individi C ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin fillor në shkollë private.

Përveç zbritjes së shpenzimeve për fëmijët në ngarkim me vlerë 96,000 lekë individi përfiton edhe zbritje shpenzimi prej 100,000 për arsimin e fëmijëve duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.

Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.

Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:

-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë

-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve).

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)

Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton: 107,820 lekë (tatimi i paguar për 2025) – 82,339 lekë (tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve) = 25,481.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat

Para

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

Para
Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

nga Fast News
11:52 | 09/06/2026
0

Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

nga Fast News
11:36 | 09/06/2026
0

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën?

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën?

nga Fast News
11:34 | 09/06/2026
0

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

nga Fast News
11:28 | 09/06/2026
0

Recent News

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

11:52 | 09/06/2026
Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

11:36 | 09/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora