Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025

nga Fast News
56 minutes më parë
në Finance
0
18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në pasuri të paluajtshme, vepra arti, automjete apo bizhuteri… duke përdorur shqiptarë e shtetas të huaj, kryesisht në Afrikën e Jugut, vitin e shkuar u identifikuan 7 skema të pastrimit të parave. Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, të përmbledhura në raportin e vitit të shkuar, tregojnë se gjatë 2025-s u bllokuan e më pas u sekuestruan rreth 763 mijë euro. Vlera e parave që grupet kriminale u përpoqën të pastronin vjet, por që u kapën nga Inteligjenca Financiare, është 13-fish më e ulët se gjatë 2024-s.

“Të dhënat tregojnë se, pavarësisht se ne kemi dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ky fenomen mbetet prezent dhe në formë shqetësuese.”

Ndër skemat që “Inteligjenca Financiare” ka zbuluar është një 18-vjeçare e cila bleu vilë 1.5 milion euro në bregdet, financuar nga motra 40-vjeçare që jetonte në Afrikën e Jugut dhe fitonte miliona nga lojërat online në Seychelles. Kjo e fundit bleu edhe vetë një vilë 1.7 milion euro dhe investoi 700 mijë euro në vepra arti, ndërsa fondet i justifikonte me bashkëshortin. Ky i fundit rezulton i përfshirë në aktivitete të paligjshme të lidhura me krimin e organizuar.

“Tre elementët kryesorë të pastrimit të parave janë vendosja (placement), shtresëzimi dhe integrimi. Të tre këto elementë nuk kanë ndryshuar.” “Përdoren kryesisht bizneset në fushën e shërbimeve. Ato janë më të vështirat për t’u gjurmuar.”

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare për bankat, pikat e këmbimit valutor apo noterët vitin e shkuar tregojnë se pati 1 mijë e 759 raportime për pastrim parash.  Në raport me vitet e mëhershme, “Raporti i aktivitetit të dyshimtë” pësoi rritje. Kryesisht në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK, “Inteligjenca Financiare” përcolli 269 raste të dyshuara të pastrimit të parave, 10 raste më tepër se në vitin 2024.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Në mendimin tim, ka shumë më shumë raste për t’u shqyrtuar dhe shumë më shumë vepra ende të paregjistruara. Këto janë vlera të parave të kapura, por fenomeni është shumë më i gjerë.”

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare tregojnë se vitin e shkuar, me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës, u sekuestrua 97 për qind e vlerës së parave të bllokuara. Ky raport ka mbetur thuajse i pandryshuar në 6 vitet e fundit./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë; Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-n

Para

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

Para
Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

nga Fast News
10:30 | 19/05/2026
0

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

nga Fast News
10:00 | 19/05/2026
0

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

nga Fast News
09:47 | 19/05/2026
0

18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025

18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025

nga Fast News
09:37 | 19/05/2026
0

Recent News

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

10:30 | 19/05/2026
Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

10:00 | 19/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora