Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet në ujësjellësin e qytetit të Elbasanit, një investim i financuar nga Banka Gjermane KfW me vlerë rreth 13 milionë euro.

Projekti ka mundësuar përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm në qytet, duke siguruar aktualisht furnizim 24 orë për rreth 60% të popullsisë së Elbasanit.

Investimi përfshin rehabilitimin e dy depove ekzistuese me kapacitet 2000 m³ secila, si dhe ndërtimin e një depoje të re me të njëjtin kapacitet, e ndarë në dy seksione. Këto ndërhyrje kanë rritur si cilësinë, ashtu edhe sasinë e ujit të pijshëm, si dhe kanë ulur humbjet në rrjet.

“Pas këtij investimi, përgatitemi për fazën e radhës që synon mbulimin 100% të qytetit me furnizim 24 orë ujë”, u shpreh ministri Karakaçi, duke theksuar se do të vijojnë investimet edhe në stacionet e pompimit për rritjen e eficiencës energjetike.

Ai shtoi se reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe bashkimi i shoqërive ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të performancës financiare të ndërmarrjes në Elbasan, duke arritur nivele arkëtimi 105%, përfshirë edhe detyrimet e prapambetura. Aktualisht ujësjellësi i Elbasanit mbulon 100% të kostove të energjisë elektrike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Projekti përfshin gjithashtu automatizimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe monitorimin në distancë përmes një sistemi SCADA, duke mundësuar kontroll më të mirë të depove dhe rrjetit, si dhe rritje të cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Ministri theksoi se investime të tjera në sektorin e ujësjellësit të Elbasanit do të vijojnë edhe në buxhetin e vitit 2026, me fokus të veçantë në rritjen e eficencës energjetike dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit.

Etiketa: aktualitet
Pas

18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025

Para

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Para
Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

nga Fast News
11:57 | 10/06/2026
0

Papunësia bie në 8.4%, rënia jo reale pasi ndikon emigrimi

Papunësia bie në 8.4%, rënia jo reale pasi ndikon emigrimi

nga Fast News
11:53 | 10/06/2026
0

5 tipare të përbashkëta që kanë njerëzit toksikë

5 tipare të përbashkëta që kanë njerëzit toksikë

nga Fast News
11:30 | 10/06/2026
0

Miliona tifozë, miliona rreziqe? Kupa e Botës 2026 përballet me provën më të madhe të shëndetit publik

Miliona tifozë, miliona rreziqe? Kupa e Botës 2026 përballet me provën më të madhe të shëndetit publik

nga Fast News
11:04 | 10/06/2026
0

Recent News

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

11:57 | 10/06/2026
Papunësia bie në 8.4%, rënia jo reale pasi ndikon emigrimi

Papunësia bie në 8.4%, rënia jo reale pasi ndikon emigrimi

11:53 | 10/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora