Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Firmoset marrëveshja për anijet ushtarake shqiptare, Rama: Dy të parat prodhohen për ne, do vazhdohet me eksport për aleatët

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Firmoset marrëveshja për anijet ushtarake shqiptare, Rama: Dy të parat prodhohen për ne, do vazhdohet me eksport për aleatët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U nënshkrua këtë të mërkurë marrëveshja mes shoqërisë italiane Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes, tha se fillimisht do të prodhohen dy anijet e para për Forcat Detare të Shqipërisë, duke e çuar në shtatë numrin total të flotës sonë.

Ai theksoi se prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar anijet te vendet aleate. Rama e konsideroi marrëveshjen të rëndësishme për ekonominë industriale të Shqipërisë dhe të rinjtë që do të rekrutohen.

“Është një marrëveshje me Ficantieri-n për të krijuar një shoqëri të re Ficantieri Albania, së bashku me KAYO për të prodhuar po në Shqipëri, në kantierin Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtri të tjera të vendeve aleate. Do të krijohet një ekselencë italo-shqiptare. Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë, për vajzat dhe djemtë e shkollës industriale të Vlorës, që do të jenë të parët që do të ftohen të marrin pjesë në një rrugëtim formimi për të qenë nesër pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence, në qytetin e tyre.

Kjo marrëveshje hapë rrugën për një diskutim të ri të natyrës ekonomike si për Ficantieri-n ashtu edhe KAYO-n. Do të përfitojmë nga dy anijet e para që do ndërtohen për Forcat tona Detare dhe do çojnë në 7 numrin e anijeve të flotës sonë. Është një numër optimal sa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Prodhimi do vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije, aty ku teknologjia e re dhe inovacioni që do shoqërojë këtë rrugëtim, do implementohet”, tha Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ai shtoi se “duhet të përshtatemi për të patur një mbrojtje dinjtoze, për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël por krenarë në aleancën trans-atlantike, ku bëjmë pjesë”.

Drejtori i KAYO, Ardi Veliu, në fjalën e tij tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë në modernimzimin e ushtrisë shqiptare.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u shpreh se falë këtij bashkëpunimi do të përfitojë ushtria por edhe ekonomia shqiptare. “Është një vlerë e shtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për eksportin. Nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike. Shqipëria bëhet një bazë e re europiane e Ficantieri për anijet e vogla dhe të mesme”, tha ai.

“Rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier të ri. Është një kantier i fjalës së fundit të teknologjisë që do të zhvillohet në Vlorë. Jam i bindur që kjo shoqëri e re që do të krijohet do të jetë krenari për ne”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Marrëveshja e pensioneve me Poloninë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Para

Paqja Fiskale, në fuqi brenda majit, ministri i Financave: Shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore

Para
Paqja Fiskale, në fuqi brenda majit, ministri i Financave: Shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore

Paqja Fiskale, në fuqi brenda majit, ministri i Financave: Shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora