Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

nga Fast News
13 minutes më parë
në Ekonomi
0
Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur, cka dëshmon për një forcim të financave publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale, për periudhën Janar-Mars 2026, arritën në rreth 205.1 miliardë lekë, 105.8 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 24 miliardë lekë ose 13.3 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Mars 2026, janë në shumën 130.6 miliardë lekë. Krahasuar me Janar- Marsin e vitit 2025, janë mbledhur +7.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë më shumë% më shumë se tremujori i vitit 2025. Realizimi i planit për periudhën tremujore 2026 për të ardhurat doganore në masën 95.4%.


Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Mars 2026, janë 35.3 miliardë lekë ose me një realizim prej 95.4% e planit për periudhën tremujore 2026.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Mars 2026, janë realizuar në shumën 14.9 miliardë lekë, +370 milionë lekë ose 2.5% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe realizim në masën 96.6% të planit për tremujorin 2026.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 357 milionë lekë.
Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në vlerën 2.2 miliardë lekë, +184 milionë lekë ose 9% më shumë se Janar-Mars 2025, si dhe me realizim prej 95.8% kundrejt planit të tremujorit 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 77.7 miliardë lekë, +7.1 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se tremujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e tremujorit, të ardhurat e mbledhura janë +2.2 miliardë lekë ose 2.9% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025, dhe me realizim në shumën prej +3.4 miliardë lekë ose 115.5% të planit për tremujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 2 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 19.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe me realizim në masën 95.9% të planit për tremujorin e parë të vitit 2026.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 21.8 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 4.8% më shumë se tremujori i vitit 2025.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 11.2 miliardë lekë ose 97.6% të planit për tremujorin I 2026.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 48.3 miliardë lekë, +4.6 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se tremujori 2025, si dhe me realizim prej 101.5% të planit për tremujorin 2026.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 3 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.9% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.  Ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 8.7 miliardë lekë më shumë në krahasim me 3-mujorin 2025.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

Para

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Para
Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

nga Fast News
10:40 | 21/04/2026
0

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

nga Fast News
10:36 | 21/04/2026
0

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

nga Fast News
09:44 | 21/04/2026
0

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

nga Fast News
09:42 | 21/04/2026
0

Recent News

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

10:40 | 21/04/2026
Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

10:36 | 21/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora