Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave sipërmarrëse për të aplikuar në mënyrë të suksesshme në prokurimet në nivel lokal” financuar nga Qeveria e Kanadasë përmes Fondit Kanadez për Nisma Lokale CFLI, Instituti Shqiptar i Shkencave /Open Data Albania organizoi në Gjirokastër një trajnim me gra sipërmarrëse në biznesit të vogël dhe të mesëm.
Qëllimi I projektit është të rrisë njohuritë dhe aftësitë e grave sipërmarrëse rreth përdorimit të sistemit elektronik të prokurimeve publike, në mënyrë që të rritet numri I grave pjesëmarrëse në këto procese për një zhvillim më të barabartë dhe të qëndrueshëm ekonomik.
Trajnimi vjen pas studimit që u bë në kuadër të projektit dhe evidentoi numrin e ulët të grave pjesëmarrëse dhe fituese të tenderava lokalë. Studimi evidentoi se pavarësisht se pjesëmarrja e grave është trefishuar në 5 vite referuar prokurimeve ne nivel vendor, si në numër subjektesh fituese, edhe në vlera kontratash, subjektet nën administrimin e grave paraqiten më pak të përfaqësuara.
Niveli aktual i përfshirjes së Grave në Prokurime Publike mbetet dukshëm më i ulët se pesha reale e bizneseve të zotëruara nga gratë në ekonominë formale. Vetëm 17.5% e subjekteve fituese në prokurimet e vitit 2023-2024 janë të administruara nga gratë, kundrejt 81.5% të subjekteve me administrator burra. Bashkia Shkodër renditet e teta për vlerë kontratash të lidhura me subjekte Gra, ndersa kryesojne Tirana, Korca dhe Shkodra. Bashkia Fushë-Arrëz mban vendin e parë për peshën e kontratave me subjekte gra, me 71.4% të fondeve të prokuruara nga kjo bashki.
AIS evidentoi më herët gjithashtu nga një grup fokusi me përfaqësues të institucioneve të qeverisjes vendore, organizatave në mbështetje të sipërmarrjes së grave, Qeveria dhe ekspertë, se numri i ulët I grave në prokurimet publike lidhet kryesisht me mungesën e informacionit të grave sipërmarrëse, sidomos në zonat rurale, hezitimi për të formalizuar bizneset e tyre dhe mungesa e burimeve të trajnimit për menaxhim financiar dhe marketing.
Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, AIS ndërtoi një modul trajnimi që mbështetet pikërisht në kuptimin e sistemit të prokurimeve publike, rregullat e aplikimit, përgatitja e ofertës konkuruese, etj. Trajnimi përfshiu rreth 40 gra sipërmarrëse të Qarqeve Shkodër dhe Gjirokaster, duke kombinuar njohuritë teorike me ato praktike në përdorimin e sistemit elektronik të prokurimeve publike.









