• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud

nga Fast News
34 minutes më parë
në Teknologji
0
Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga nevojat më të reja të kompanive sot është ruajtja e dokumenteve dhe informacionit në mënyrë digjitale. Me përshpejtimin e procesit të digjitalizimit, blerja e memories dhe e serverëve për ruajtjen e të dhënave, qoftë fizikë apo në cloud, ka kaluar nga një zgjedhje opsionale në një domosdoshmëri për funksionimin e bizneseve.

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, rreth 33.6% e kompanive shqiptare kanë investuar në serverë ose shërbime cloud për të ruajtur informacionet e tyre.

Sa i përket kostove, shpenzimet për cloud ndryshojnë sipas madhësisë së biznesit dhe nivelit të përdorimit. Për bizneset e vogla dhe të mesme, kostoja mesatare varion nga 20 deri në 100 dollarë për përdorues në muaj, çka përkthehet në rreth 240 deri në 1,200 dollarë në vit. Këto shërbime përdoren kryesisht për ruajtjen e dokumenteve, komunikimin përmes email-it, kopje sigurie të të dhënave dhe aplikacione bazë menaxheriale, ndërsa kompanitë e mëdha e shfrytëzojnë cloud-in në një shkallë shumë më të gjerë, për analiza të avancuara të të dhënave, inteligjencë artificiale dhe sisteme kritike për operimin e biznesit. Në kompanitë e mëdha blerja e cloudit mund të tejkalojë disa here kosoton mesatare.

Krahasimi i të dhënave në nivel rajonal tregon se Shqipëria renditet e dyta për përqindjen e kompanive që përdorin cloud-in, menjëherë pas Serbisë, e cila kryeson me 41.5%. Pas Shqipërisë vjen Mali i Zi me 33.3%, ndërsa Bosnje & Hercegovina mbetet vendi me përqindjen më të ulët të kompanive që kanë investuar në serverë apo memorje digjitale.

Në nivel europian, vendet e Europës Veriore kryesojnë bindshëm përdorimin e cloud-it. Finlanda spikat me gati 80% të kompanive që e blejnë këtë shërbim, e ndjekur nga Suedia, Malta, Irlanda dhe Danimarka. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë Bullgaria, Turqia dhe Greqia, ku kompanitë tregohen më pak të prirura për të investuar në serverë apo shërbime cloud./Tv Scan

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

PËRQINDJET E KOMPANIVE QË PAGUAJNË PËR CLOUD-IN SIPAS SHTETEVE TË RAJONIT

Etiketa: aktualitet
Pas

John Goci, shqiptaro-amerikani me 25 vite në biznes, ndan përvojën e tij, parimet dhe sfidat drejt suksesit

Para

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

Para
Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

nga Fast News
10:01 | 05/02/2026
0

Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud

Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud

nga Fast News
09:35 | 05/02/2026
0

John Goci, shqiptaro-amerikani me 25 vite në biznes, ndan përvojën e tij, parimet dhe sfidat drejt suksesit

John Goci, shqiptaro-amerikani me 25 vite në biznes, ndan përvojën e tij, parimet dhe sfidat drejt suksesit

nga Fast News
09:29 | 05/02/2026
0

Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

nga Fast News
09:09 | 05/02/2026
0

Recent News

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

10:01 | 05/02/2026
Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud

Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud

09:35 | 05/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar