• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

nga Fast News
49 minutes më parë
në Ekonomi
0
Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë dhe të rinjtë janë një potencial i jashtëzakonshëm për politikën në Shqipërim, por me akses ende të kufzuar. Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”, me mbështetjen e Fondacionit Ëestminster për Demokraci (ËFD) dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, po zbaton nismën “Forcimi i Integritetit Zgjedhor dhe Qëndrueshmëria e Partive Politike”. Nisma synon të adresojë boshllëqet strukturore që kufizojnë pjesëmarrjen reale dhe ndikimin politik të grave dhe të rinjve në Shqipëri, përmes një kombinimi të kërkimit empirik, dialogut ndër-partiak dhe advokimit legjislativ të bazuar në fakte.

Gjetjet e Raportit Analitik mbi Tendencat e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Zgjedhjet Parlamentare 2025, evidentojnë se, pavarësisht rritjes numerike të përfaqësimit, gratë dhe të rinjtë vijojnë të përballen me: akses të pabarabartë në pozicione fituese në listat zgjedhore; mungesë të financimit dhe mbështetjes së brendshme partiake; role kryesisht mbështetëse dhe jo drejtuese në komisionet parlamentare; si dhe ndikim të kufizuar real në proceset vendimmarrëse.

Ndërkohë një tjetër problem i madh është gjuha e urrejtjes ndaj grave në politikë, e reflektuar jo vetëm në aktivitetin e tyre të përditshëm politik, por edhe në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, është krijuar Task Forca kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë. Ky është një mekanizëm i koordinuar nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” (EDM), me mbështetjen e Ëestminster Foundation for Democracy (ËFD) dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, që bashkon organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të medias, me qëllim monitorimin, dokumentimin dhe adresimin e rasteve të dhunës, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave në politikë. Përmes këtij bashkëpunimi, Task Forca synon të rrisë ndërgjegjësimin publik, të nxisë reagim institucional dhe të avancojë standarde etike e ligjore që garantojnë pjesëmarrje më të sigurt dhe më të barabartë të grave në jetën politike.

Për të ndihmuar gratë dhe vajzat që duan të futen në politikë, por edhe ato që janë në politikë, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” ka krijuar edhe VOX Politics Lab, që është komponenti me fokus dialogun dhe bashkë-krijimin e nismës. Ai është konceptuar si laborator politik, ku aktorë që zakonisht nuk bashkëpunojnë në mënyrë të strukturuar (deputetë, të rinj, gra nga forumet partiake, ekspertë) punojnë së bashku mbi problematika konkrete të integritetit politik.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Laboratorët janë ndërtuar për të adresuar një problem kyç të identifikuar nga studimet. VOX Politics Lab 1 që u zhvillua më 26 nëntor 2025 u fokusua në: përfaqësimin e grave dhe të rinjve në zgjedhjet parlamentare 2025; dhunën me bazë gjinore në politikë; si dhe mekanizmat ligjorë dhe etikë brenda partive politike.

Diskutimet u mbështetën në gjetjet e raportit analitik dhe në përvojat direkte të deputeteve dhe përfaqësueseve politike, duke nxjerrë në pah hendekun mes kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikës reale politike. Ndërsa VOX Politics Lab 2, që u zhvillua më 16 Janar 2026 thelloi punën mbi një nga barrierat më pak të dukshme, por më ndikueset: financat politike.

Fokusi kryesor ishte: aksesi i pabarabartë i grave dhe të rinjve në financim elektoral; mungesa e mekanizmave të brendshëm partiakë për mbështetje financiare; si dhe ndikimi i financimit në vizibilitetin dhe konkurrueshmërinë politike. Laboratori prodhoi një paketë rekomandimesh paraprake që synojnë: rritjen e transparencës së financimit politik; krijimin e mekanizmave mbështetës brenda partive; forcimin e rolit mbikëqyrës të institucioneve përkatëse.

Nisma dhe VOX Politics Lab nuk synojnë vetëm diskutim publik, por edhe ndërtimin e rekomandimeve ligjore dhe politike konkrete; fuqizimin e aktorëve politikë për të qenë bashkë-hartues të ndryshimeve; si dhe kalimin nga përfaqësimi numerik drejt përfaqësimit substancial dhe me ndikim.

Në funksion të një komunikimi më të mirë me publikun dhe ofrimin e një mundësie për shpalosjen e mesazheve të rëndësishme, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” zhvilloi podcastet, që kanë në fokus gratë dhe kandidatët e rinj (Vox Politics 2). Një instrument që rezultoi shumë i suksesshëm dhe me një nivel të lartë ndjekshmërie nga publiku. Por përpjekjet për ta bërë aksesin për gratë në politikë nuk përfudnojnë këtu. Së shpejti, në funksion të këtij qëllimi, rrjeti do të zbatojë metodat më inovatore si realizimi i një Hackathon.

Gratë dhe vajzat janë gjysma e popullsisë dhe si të tilla, duhet të përfaqësohen, pasi kanë shumë për të dhënë.

Etiketa: aktualitet
Pas

BERZH jep alarmin për emigracionin: Një e katërta e shqiptarëve të arsimuar janë larguar

Para

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

Para
A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? - Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

nga Fast News
17:00 | 27/01/2026
0

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

nga Fast News
16:26 | 27/01/2026
0

BERZH jep alarmin për emigracionin: Një e katërta e shqiptarëve të arsimuar janë larguar

BERZH jep alarmin për emigracionin: Një e katërta e shqiptarëve të arsimuar janë larguar

nga Fast News
15:38 | 27/01/2026
0

Shkrimtari Lulzim Tafa për El Nacional të Venezuelës: Një ditë në diktaturë është sa një ditë në Ferr

Shkrimtari Lulzim Tafa për El Nacional të Venezuelës: Një ditë në diktaturë është sa një ditë në Ferr

nga Fast News
10:20 | 27/01/2026
0

Recent News

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

17:00 | 27/01/2026
Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

16:26 | 27/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar