Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të marrësh një kredi në bankë për të blerë një shtëpi është bërë më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues se standardet e kreditimit për individët u shtrënguan në tremujorin e fundit të vitit 2025 vetëm në kreditë për blerjen e banesave. Në kreditë konsumatore, standardet e kreditimit u raportuan të pandryshuara.

Shtrëngimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave. Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Faktorët e tjerë që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan të pandryshuar.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara për blerjen e banesave dhe të lehtësohen në kreditë konsumatore (Grafik 8).

Kushtet dhe termat e kreditimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u shtrënguan në tremujorin e fundit. Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u krye nëpërmjet kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë me qëllim financimin e blerjes së banesave. Të gjitha elementet e tjera çmim dhe joçmim u raportuan të pandryshuara

Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit pasoi kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë për kreditë e reja në pasuritë e paluajtshme. Faktorët e tjerë që ndikojnë kushtet e termat e kreditimit për individët u raportuan të pandryshuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

Para

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

Para
Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

nga Fast News
18:06 | 09/03/2026
0

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

nga Fast News
17:46 | 09/03/2026
0

Gratë më të pasura në botë! Kush janë miliarderet që dominojnë ekonominë globale (Mars 2026)

Gratë më të pasura në botë! Kush janë miliarderet që dominojnë ekonominë globale (Mars 2026)

nga Fast News
17:43 | 09/03/2026
0

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

nga Fast News
12:11 | 09/03/2026
0

Recent News

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

18:06 | 09/03/2026
Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

17:46 | 09/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora