• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

nga Fast News
31 minutes më parë
në Teknologji
0
Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë  në tryezën e nivelit të lartë  të “Smart Specialisation processes in the Ëestern Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor,  ku prezantoi arritjet kryesore dhe drejtimet strategjike të këtij procesi në Shqipëri, i cili është thelbësor për afrimin me tregun unik europian.

Ministrja theksoi,  se “Smart Specialization processes” është një reformë kombëtare e bazuar në të dhëna dhe e konsultuar me akademikë, biznesin, institucionet dhe shoqërinë civile, ku janë identifikuar sektorët që vendi ynë ka avantazhe konkurruese,  si turizmin e qëndrueshëm, përpunimin ushqimor dhe bujqësinë organike, teknologjinë dhe shërbimet ICT, si dhe përpunimin e lëndëve të para.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi se Shqipëria tashmë është plotësisht i përafruar me orientimet europiane, ku 75% e investimeve fokusohen në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital. “Shqipëria po avancon me projekte konkrete si platforma albaniantrails.al, Sistemi i Unifikuar i të Dhënave të Turizmit, modernizimi i laboratorëve kërkimorë, zhvillimi i agrovoltaikës, bujqësisë  së qëndrueshme dhe mbështetja e ekosistemit inovator përmes parkut teknologjik Durana Tech Park dhe sistemit kombëtar të kërkimit ACRIS”, tha Ibrahimaj.

Gjatë këtij takimi u theksua gjithashtu dimensioni i fortë rajonal i S3, ku konsultimet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi në ICT, agro-ushqim, energji dhe turizëm të integruar.

Strategjia shqiptare mbështetet nga një Plan Veprimi prej 1.2 miliardë euro, i financuar nga buxheti i shtetit dhe programet IPA III, Horizon Europe, Digital Europe, IPARD dhe ËBIF, duke e kthyer “ Smart Specialisation processes” në një reformë të financuar dhe të zbatueshme.



Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e “Smart Specialisation processes” si një instrument kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, integrimin në zinxhirët e vlerës të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Para

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

Para
“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

nga Fast News
07:30 | 03/12/2025
0

Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

nga Fast News
07:00 | 03/12/2025
0

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

nga Fast News
16:16 | 02/12/2025
0

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

nga Fast News
15:02 | 02/12/2025
0

Recent News

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

07:30 | 03/12/2025
Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

07:00 | 03/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar