• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

nga Fast News
2 hours më parë
në Finance
0
Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e shtrenjtë në botë, ka hyrë në një fazë rënieje të mprehtë, duke fshirë çdo fitim të akumuluar gjatë vitit dhe duke rënë mbi 25% nga rekordi i tetorit. Çmimi zbriti nën 92,000 dollarë për monedhë, një ndryshim që sinjalizon hyrjen e plotë në territorin e ‘bear market’, ku aktivet rrëzohen me ritme të ngjashme me goditjen e kthetrës së një ariu.

Vetëm në 24 orët e fundit, Bitcoin ra deri në 89,471 dollarë, gati 30% poshtë pikës më të lartë të arritur më pak se një muaj më parë, me një stabilizim të lehtë në tregtimin e së martës.

“Bitcoin po thellon humbjet, duke zbritur rreth 2% dhe duke u shtyrë nga frika e mbivlerësimeve në sektorin e teknologjisë dhe një ndjenjë e përgjithshme ‘risk-off’ që ka goditur tregjet globale”, shpjegon Victoria Scholar, drejtuese e investimeve në Interactive Investor.

Pavarësisht një rritjeje të fuqishme në fillim të tetorit, monedha ka humbur tani të gjitha fitimet e vitit 2025 dhe po tregtohet poshtë nivelit ku nisi janarin. Sipas Scholar, paniku aktual lidhet edhe me frikën nga një flluskë e mundshme në inteligjencën artificiale, si dhe varësia e tepruar e tregut nga gjigantët e teknologjisë, faktorë që po largojnë investitorët nga asetet spekulative.

Rënia vjen pavarësisht një klime politike relativisht pro-kripto në SHBA, një drejtuesi më pak agresiv tek SEC dhe ligjit të ri për stablecoin-et.

Fuqia dhe dobësia e një monedhe të decentralizuar

Bitcoin funksionon përmes një regjistri të decentralizuar, blockchain-it,  i ndarë në mijëra kompjuterë që verifikojnë e regjistrojnë çdo transaksion. Sistemi është transparent dhe i pandryshueshëm, por kjo e bën Bitcoin-in një aktiv me amplituda të mëdha, sepse çdo ndryshim i sentimentit të tregut përkthehet menjëherë në lëvizje ekstreme të çmimit.

Në një mjedis global të tensionuar dhe me norma të larta interesi, investitorët janë të parët që shkëputen nga asetet me rrezik të lartë dhe pa të ardhura siç është Bitcoin.

“Ka një nervozizëm të përgjithshëm në treg dhe Bitcoin gjendet në vijën e parë të goditjes”, nënvizon Scholar./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

Para

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Para
Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar