Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kush abuzon me fondet e Bashkimit Evropain do të dënohet me tre deri në 7 vjet burg. Nëse ai që shpërdoron fondet fshihet ose arratiset, dënimi ndaj tij do të dyfishohet. Janë këto disa nga parashikimet e reja dhe të ashpra ndëshkuese të përfshira në draft-Kodin e ri Penal.

“Këto masa janë të domosdoshme. Në shumë raste, fondet e BE-së janë shpërdoruar në mënyrë të fshehtë ose nuk kanë mbërritur kurrë tek përfituesit realë. Tashmë, kush guxon të abuzojë, do të përballet me ndëshkime të rënda dhe të menjëhershme”, tha ekspertja për ekonominë, Romina Radonshiqi.

Romina Radonshiqi

Kodi i Ri penal parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë zyrtarët publikë që bëjnë korrupsion. Në raport me Kodin Penal në fuqi, dënimet për ata do të dyfishohen.

“Rritja e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin është një hap i rëndësishëm. Nëse duam të ndërtojmë institucione të forta dhe të besueshme, korrupsioni nuk mund të trajtohet më si një shkelje e lehtë.”

Masat ndëshkuese ashpërsohen gjithashtu ndaj individëve të cilët kryejnë veprimtari të pa-lejuara me kriptomonedhat apo ngrenë skema mashtrimi me deklarimin e taksave dhe tatimeve.

“Edhe kriptomonedhat janë pjesë e një ekonomie në zhvillim, por pa rregulla të qarta ato mund të kthehen në mjet për pastrim parash dhe mashtrime fiskale. Është momenti që ligji të veprojë edhe në këtë sektor.”

Në një vend ku çdo euro e ndihmës ka peshën e një mundësie për zhvillim, abuzimi nuk do të jetë më një histori pa autor. Kodi i ri Penal nuk është thjesht një dokument me nene – por një sinjal i qartë se loja me fondet publike ka marrë fund./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga tregtia, te pensionet e turizmi! Flet ambasadori italian në Tiranë: Ju presim në BE!

Para

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Para
Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

nga Fast News
18:43 | 09/11/2026
0

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

nga Fast News
16:17 | 09/11/2026
0

Pensionistët/ Bonusi dyfishohet nga janari 2027, ja sa do të përfitojë çdo kategori

Ibrahimaj: 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve, 4 miliardë për indeksimin

nga Fast News
15:17 | 09/11/2026
0

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

nga Fast News
12:29 | 09/11/2026
0

Recent News

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

18:43 | 09/11/2026
5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

16:17 | 09/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora