• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
18 hours më parë
në Analizë
0
Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Foto: Gazetari dhe sipërmarrësi Zef Shtjefni

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli, gazetar, ekspert ekonomie

Me vendimin e saj nr. 2071-374, datë 22 korrik 2025, Gjykata e Lezhës shpalli të paligjshëm arrestimin e biznesmenit dhe gazetarit të mirënjohur Zef Shtjefni, për incidentin e rëndë në punë që i ndodhi një punonjësi të njërës nga shoqëritë e tij, gjatë montimit të një platforme koncertesh, të realizuar në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë në shërbim të aktiviteteve kulturore të Bashkisë Lezhë për sezonin turistik në Shëngjin.





Zef Shtjefni është një personalitet i njohur shqiptar, i cili ka arritur të ndërthurë me sukses dy fusha të rëndësishme: biznesin dhe gazetarinë. Ai është një shembull i rrallë i sipërmarrësit që e ka nisur karrierën me pasion për mediat dhe që sot njihet si një nga zërat më të respektuar për profesionalizmin dhe vizionin e tij. Gjithashtu, ai ka dhënë një kontribut të spikatur për ekonominë shqiptare, si dhe për pasqyrimin me seriozitet të çështjeve ekonomike në mediat televizive të vendit.

Zef Shtjefni ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në median shqiptare, duke u angazhuar si gazetar dhe redaktor në disa prej redaksive më të njohura. Ai është bashkëthemelues i gazetës së parë pluraliste të Shqipërisë, gazetës “Koha Jonë”.

Si gazetar dhe analist, ai është njohur për stil të qartë dhe analitik, duke trajtuar me përgjegjësi çështje të ekonomisë, zhvillimit social dhe politikës. Gazetaria e tij është karakterizuar nga saktësia dhe integriteti, cilësi që i kanë dhënë besueshmëri dhe e kanë bërë një zë të respektuar në opinionin publik.

Pas një periudhe të gjatë në median e shkruar dhe televizive, Zef Shtjefni ka kaluar edhe në botën e sipërmarrjes. Pavarësisht se sërish, ai ka qenë aktiv me pjesëmarrjet e tij me analiza për ekonominë, në TV si Scan, Report TV, Euronews Albania, etj.

Shtjefni ka themeluar gjatë aktivitetit të tij të gjerë si sipërmarrës, kompani të prodhimit shqiptar të tullave dhe lëndëve të tjera të ndërtimit, duke eksportuar në Ballkan dhe më gjerë në Evropë, si dhe duke siguruar punësim për mbi 350 familje në zonat më pak të zhvilluara të vendit.

Ai ka menaxhuar projekte private edhe në sektorin e komunikimit dhe shërbimeve, duke shfrytëzuar eksperiencën e tij në media. I njohur për aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie dhe besim, Shtjefni ka qenë gjithmonë i orientuar drejt inovacionit dhe cilësisë në biznes.

Zef Shtjefni është mbajtës i titullit të Ambasadorit të Paqes për Shqipërinë, për kontributin e dhënë në komunitet, në biznes dhe media. Dy shtyllat e tij të përhershme janë integriteti dhe profesionalizmi. Shtjefni është i njohur për parime të forta si në gazetari, ashtu edhe në sipërmarrje, për vizion afatgjatë dhe qasje strategjike në projektet e tij të biznesit, si dhe për lidhje të gjera me komunitetin, duke mbështetur nisma sociale dhe kulturore dhe duke treguar përgjegjësi të thellë shoqërore.

Personaliteti i Zef Shtjefnit është ndërtuar mbi punën e palodhur dhe seriozitetin profesional. Ai vlerësohet nga kolegët e medias për kontributin në forcimin e gazetarisë së pavarur dhe nga komuniteti i biznesit për ndershmërinë dhe transparencën në sipërmarrje.

Veprimet e Policisë dhe të Prokurorisë së Lezhës natën e arrestimit të tij kanë qenë arbitrare dhe në mënyrë flagrante në shkelje të ligjit, kur në të gjitha strukturat e ndërmarrjeve të tij Shtjefni ka administratorë, drejtorë teknikë, inxhinierë, përgjegjës, etj.

Pse vallë Policia dhe Prokuroria e Lezhës e pati merakun të arrestojë Pronarin e platformës së spektaklit për banorët e Shëngjinit?! Ky është një alarm që duhet të shqetësojë gjithë strukturat e Shtetit shqiptar.

Zef Shtjefni është një biznesmen e gazetar i respektuar prej shumë kohësh në të gjithë vendin. Prej më shumë se tre dekadash, fabrikat dhe sipërmarrjet e tij kanë kontribuar dhe kontribuojnë aq shumë në prodhim, në punësim dhe në mbarë ekonominë e vendit.

Humbja e jetës së një punonjësi në kontakt me korentin, për Zefin u bë aq e dhimbshme, si të humbte një pjesëtar të familjes së tij.

Për ditë me radhë, i mbytur në trishtim në birucat e Policisë së Lezhës, nuk komunikoi me askënd. Siç bëhet e ditur nga dëshmitarë të shumtë, aksidenti erdhi për shkak të neglizhencës dhe gabimit të rëndë njerëzor të punonjësit fatkeq, në përdorimin e mjeteve të punës, duke shkelur rregullat e sigurisë në punë.

Pa u ditur dhe analizuar mirë arsyet dhe shkaqet reale të aksidentit, si mund të arrestohet një qytetar i pafajshëm?! Për më tepër, një personalitet me integritet të lartë të sipërmarrjes dhe gazetarisë së vendit?!
Dhe më keq akoma, Policia e Shëngjinit sekuestron platformën e re, që ka kushtuar me dhjetëra mijëra euro dhe që përgatitej t’u shërbente për çdo mbrëmje qytetarëve të Lezhës, me të gjitha pajisjet moderne dhe foninë, dhe me papërgjegjshmërinë ekstreme, i le të shkatërrohen në diell e shi! Dhe më pas ua le në dorë hajdutëve, që të vjedhin ç’ka mbetur! Ky është shteti ligjor që duam të ndërtojmë?!!

Pas

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Para

24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

Para
24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

Të Gjitha

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

nga Fast News
14:23 | 02/08/2025
0

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

nga Fast News
13:02 | 02/08/2025
0

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

nga Fast News
12:58 | 02/08/2025
0

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

nga Fast News
10:00 | 02/08/2025
0

Recent News

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

14:23 | 02/08/2025
Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

13:02 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar