• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Finance

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

nga Fast News
1 day më parë
në Finance
0
Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Skemat e ndryshme të mashtrimit për t’iu marrë qytetarëve të dhënat e kartave bankare është kthyer në problem. Policia e Shtetit ka reaguar, duke apeluar qytetarët që të jenë të kujdeshëm me të dhënat e tyre bankare. Sipas një njoftimi të policisë “Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.

Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare. Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.

Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:

Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;

Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;

Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);

Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit premton se do të vijojë të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Në fund të njoftimit të saj Policia bën thirrjen për të gjithë qytetarët: Respektoni sigurinë tuaj digjitale! Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të kërkoni rritje page

Para

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar