• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

nga Fast News
1 hour më parë
në Analizë
0
Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Auron Tare, studiues

“50 mijë dollarë për çfarë?” Kjo është pyetja që çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të bëjë sot, kur mësojmë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka shpallur një tjeter tender të ri për Parkun Kombëtar të Butrintit me titullin: “Komunikim dhe Shërbime të Marrëdhënieve me Publikun.”





Nëse ka një qendër të trashëgimisë shqiptare që njihet nga të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, është pikërisht Butrinti. I vizituar masivisht që pas periudhës komuniste, ky qytet antik në jug të Shqipërisë është një nga thesaret më të rralla të Mesdheut. Lista e vizitorëve të shquar është e gjatë, por ajo që është më e dukshme sot është se fluksi i tejkaluar i vizitorëve po dëmton vetë frymën dhe atmosferën e këtij vendi unik.

Përkundër kësaj, në vend që Shteti Shqiptar të kete prioritet ruajtjen, edukimi dhe përfshirjen komunitare, një shumë e konsiderueshme prej 50 mijë dollarësh do të përdoret për “marrëdhënie me publikun”.

Shteti ka hequr dorë

Shteti shqiptar, përmes një vendimi të miratuar në Kuvend, ia ka dorëzuar administrimin e Parkut, Fondacionit AADF, një subjekt privat që, në të gjitha praktikat perëndimore përfshirë edhe vetë SHBA-të nuk do të lejohej kurrë qe nje park Kombetar të administrohej nga nje Fond i Huaj. Pike. Por në Shqipëri, kjo ndodh me votat e deputetëve që, në vend që të mbrojnë të mirën publike, kanë vendosur në favor të një skeme administrimi që nuk reflekton vullnetin e qytetarëve.

Drejtim i paqartë dhe i paaftë

Në vend që Butrinti të administrohet nga profesionistë të fushës së trashëgimisë dhe arkeologjisë, AADF solli në krye të tij një pensionist nga Amerika Latine, ndërsa menaxhimin bazik ia besoi punonjësve të ish-komunales së Gjirokastrës. Kjo është më shumë se mungesë serioziteti është injorim i vlerës kombëtare të Butrintit.

Çfarë mund te besh në Butrint me 50 mije USD?

Restaurimi i Teatrit Antik i pa prekur që nga viti 2000

Guida të trajnuara profesionalisht

Rojtarë të Parkut të përgatitur dhe të paguar siç duhet të cilët i larguan në vitin 2006 për ta dhënë ruajtjen e Parkut me Tender.

Restaurime cilësore, jo tendera të radhës

Plane dhe restaurime për monumentet jashtë qendrës antike

Botime dhe studime të nivelit të lartë shkencor

Programe për fëmijë dhe shkolla

Projekte për përfshirjen e komunitetit lokal

Një koncept i qëndrueshëm për menaxhimin e turizmit

Arkeologji detare.

Të gjitha këto janë nevoja urgjente që 50 mijë dollarë do të mund të ndihmonin në vend që të shkojnë për zëra abstraktë që nuk sjellin asnjë vlerë të qëndrueshme për publikun.

Butrinti nuk është një markë për promovim politik apo fasadë pro-amerikane.

Ai është një pasuri e jashtëzakonshme e kombit shqiptar dhe duhet të mbrohet si i tillë.

Nuk është anti amerikanizëm të kërkosh qeverisje transparente dhe kombëtare të trashëgimisë kulturore. Është përgjegjësi qytetare. Dhe pikërisht për këtë, çdo shqiptar ka të drejtën të pyesë: “50 mijë dollarë për çfarë?”

Etiketa: aktualitet
Pas

Pesë ushqime super të shëndetshme

Para

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Para
Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Të Gjitha

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

nga Fast News
11:12 | 20/07/2025
0

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

nga Fast News
10:53 | 20/07/2025
0

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

nga Fast News
10:18 | 20/07/2025
0

Pesë ushqime super të shëndetshme

Pesë ushqime super të shëndetshme

nga Fast News
10:09 | 20/07/2025
0

Recent News

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

11:12 | 20/07/2025
Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

10:53 | 20/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar