• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
2 days më parë
në Biznes
0
SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një hap që vjen natyrshëm drejt përfshirjes, barazisë dhe zhvillimit ekonomik, SIGMA Vienna Insurance Group ka zgjedhur të mbështesë programin Women Startup Competition gjatë këtij viti, duke mundësuar trajnimin dhe mentorimin e 60 grave sipërmarrëse shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt konsolidimit të biznesit.

Ky program i dedikuar, synon fuqizimin e kapaciteteve të grave themeluese të bizneseve të reja, duke u ofruar atyre aftësitë për të ndërtuar plane të qëndrueshme biznesi, për të prezantuar me profesionalizëm përpara investitorëve dhe për të zhvilluar strategji të strukturuara marketingu.





Roli i gruas në sipërmarrje ka rezultuar një motor i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm, duke ndikuar pozitivisht në familje, ekonomi dhe komunitet. Për SIGMA VIG, mbështetja e këtij segmenti përfaqëson një investim afatgjatë në potencialin transformues të shoqërisë.

“Fuqizimi i gruas në sipërmarrje nuk është thjesht një akt mbështetjeje – është një strategji për të ndërtuar një shoqëri më të balancuar, më të qëndrueshme dhe më të drejtë. SIGMA synon të jetë katalizator i këtij transformimi përmes iniciativave që prekin jetën dhe vizionin e gruas shqiptare”,- shprehet Dorinela Ndrejaj, Drejtore e Marketingut dhe PR në SIGMA VIG.

Në thelb të vlerave që SIGMA përcjell, qëndron angazhimi për përfshirje dhe përfaqësim të denjë të grave në strukturat e saj, ku përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë shembuj konkretë të kontributit të jashtëzakonshëm që gratë japin në sektorin e sigurimeve dhe më gjerë.

SIGMA VIG operon në tregun shqiptar që nga viti 1999 si një nga kompanitë e para të sigurimeve Jo-Jetë. Me një histori prej 26 vitesh besueshmëri dhe performancë, dhe si pjesë e Vienna Insurance Group që prej vitit 2007 – një grup me histori 200-vjeçare suksesi në Austri dhe Europën Qendrore e Lindore – SIGMA vazhdon të ndërtojë standarde europiane në tregun shqiptar. Kompania ofron produkte dhe zgjidhje sigurimi për biznese dhe individë, duke garantuar stabilitet financiar dhe mbrojtje për atë që ka më shumë rëndësi për klientin./ vaspas

Etiketa: aktualitet
Pas

INTERVISTA/ Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit, ekspertja: Pensionet s’rriten këtë vit! Ja kur pritet të ndodhë

Para

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Para
Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar