• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Finance

Po ndikojnë turistët, pagesat me kartë po rriten edhe këtë vit

nga Fast News
1 day më parë
në Finance
0
Po ndikojnë turistët, pagesat me kartë po rriten edhe këtë vit

?????????????????????????????????????????????????????????

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët po paguajnë më shpesh me kartë. Në tre muajt e parë të vitit u shpenzuan rreth 134 miliardë lekë në rrugë bankare. Faktori kryesor që po nxit rritjen e pagesave me kartë është zgjerimi bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla, nxitur nga turizmi.

Për të tërhequr para, shlyer faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kryen gati 12 milionë transaksione në rrugë bankare në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gati gjysma e totalit të veprimeve elektronike janë për pagesa me kartë.

“Lajmi më i mirë është fakti që shqiptarët kanë filluar të vlerësojnë kohën edhe përdorimin në mënyrë sa më eficente të kohës së tyre. Kjo përkthehet në më shumë produkte digjitale të pagesave, që kanë ekzistuar prej vitesh”, thotë ekspertja e sistemit të pagesave Bora Feri.

Në linjë të njëjtë me shtimin e pagesave ka shkuar edhe vlera e shpenzuar, e cila për 3-mujorin e parë të vitit përllogaritet në rreth 134 miliardë lekë. Kjo shifër është më e larta që kur në vend nisi përdorimi i kartave bankare.

“Ka akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Në mënyrë që të bëjë sens përdorimi i kanaleve bankare të pagesave duhet të ketë një koncentrim të të gjithë aktorëve në treg që nis me konsumatorin e përfundon me rregullatorin apo anasjelltas”, shpjegon Bora Feri.

Sipas ekspertëve, faktori kryesor që po nxit rritjen e pagesave me kartë është zgjerimi bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla, nxitur nga turizmi. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se numri i terminaleve për pagesa elektrike në fund të marsit arriti në mbi 25 mijë, nga rreth 24 mijë fund-vitin e shkuar.

“Tregu në Shqipëri vijon ta perceptojë përdorimin e kartës si diçka që i takon një shtrese të caktuar. Këtu ka nevojë për këshillim nga të gjithë aktorët. Nuk është faji i konsumatorëve”, thekson Feri.

Të paguash me kartë është tashmë një rutinë për konsumatorët në ekonomitë e zhvilluara. Në Shqipëri jemi ende shumë larg këtij realiteti, megjithëse vitet e fundit po dekurajohen pagesat “cash”.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë vitit të shkuar, u regjistruan mesatarisht 23 pagesa për frymë në mënyrë elektronike.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Ruani faturat!” Kompensim për fëmijët nën 18 vjeç nga viti i ardhshëm

Para

Hollywoodi kthen sytë nga Shqipëria: Dhoma Amerikane takon liderët botërorë të industrisë së filmit

Të Gjitha

Raporti i Tranzicionit i BERZH/ Sejko: Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje prej 30% në koston e zinxhirëve globalë të furnizimit

Raporti i Tranzicionit i BERZH/ Sejko: Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje prej 30% në koston e zinxhirëve globalë të furnizimit

nga Fast News
12:03 | 28/05/2025
0

Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

nga Fast News
12:01 | 28/05/2025
0

Dinamikat e cuditshme të turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin jashtë

Dinamikat e cuditshme të turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin jashtë

nga Fast News
10:00 | 28/05/2025
0

Studimi befasues: Punët më të kënaqshme nuk lidhen me pagën

Studimi befasues: Punët më të kënaqshme nuk lidhen me pagën

nga Fast News
09:30 | 28/05/2025
0

Recent News

Raporti i Tranzicionit i BERZH/ Sejko: Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje prej 30% në koston e zinxhirëve globalë të furnizimit

Raporti i Tranzicionit i BERZH/ Sejko: Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje prej 30% në koston e zinxhirëve globalë të furnizimit

12:03 | 28/05/2025
Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

12:01 | 28/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar