• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

22 amforat antike në Jon mund të ndryshojë historinë antike të Shqipërisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
22 amforat antike në Jon mund të ndryshojë historinë antike të Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një projekt i përbashkët shqiptaro amerikan për arkeologjinë nënujore ka arritur të zbulojë disa amfora që janë më shumë se 2500 vjeçare. Zbulimi është bërë në thellësitë e detit Jon dhe janë lokalizuar në anën perëndimore të gadishullit të Karaburunit.

Kërkuesit e RPM thanë se janë 22 amfora të zbuluara me dy veshë të gjatë që besohet të jenë përdorur për verë dhe vaj. Amforat janë të përmasave te mëdha, me vëllim madh nga 40 deri në 60 cm të thella.





Arkeologu, Mateusz Polakowski tha se amforat të tipit korinthiane janë përmbytur në mes shekujve 7 dhe 5 para erës sonë.

“Nëse do të gjejmë mbetje të anijes së përmbytur do të ishte fantastike, pasi do të zbulonim mbetjet e anijes ajo do të behej anija më e vjetër e zbuluar në brigjet shqiptare.”- thotë Polakowski.

Ndërsa përgjegjësi i ekspeditës, James Goold e konsideroi këtë sit arkeologjik nënujor si, “Një nga më të rëndësishmit që është zbuluar dhe që do të ketë një impakt shumë të madhe për të mësuar më shumë për këtë periudhë”.

Arkeologu shqiptar, Nertan Ceka tha se të njëjta amfora më herët janë zbuluar në rrënjat e qyteteve të Apolonisë dhe të Durrësit, por edhe në të tjera site përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.

Që nga viti 2004, Fondacioni RPM ka skanuar dy detet që lagin Shqipërinë për anije të vjetra dhe moderne dhe plani është për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipëri shumë shpejt.

“Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit do të krijohet një muze dhe do të tregonte rolin e Shqipërisë në antikitet”, tha Goold.

Ceka tha se autoritetet shqiptare janë duke planifikuar një projekt të ri pesëvjeçar në bashkëpunim me RPM dhe Institutin e Arkeologjisë Nënujore, me bazë në Teksas, për të eksploruar mundësitë e eksplorimit të këtyre anijeve të mbytura. Por ata thonë se ky proces është financiarisht i shtrenjtë dhe shkencërisht shumë delikat.

Hulumtimi në Shqipëri që deri më tani ka zbuluar 28 amfora, në të gjitha rrugët detare që lidhin qytetin antik të Butrintit me Durrësin dhe Apoloninë planifikon të eksplorojë edhe në veri të Durrësit, ku besohet se numri i amforave mund të jetë akoma dhe më i lartë.

Prania e Fondacionit RPM në 12 vitet e fundit ka qenë një “hap i madh” për shkencën shqiptare të arkeologjisë nënujore, sipas Auron Tares.

“Ne kemi zbuluar jo vetëm anije të lashta, por edhe një numër të mirë të anijeve të mbytura gjatë të Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore që hedh dritë mbi një kapitull të panjohur të historisë sonë”, tha Tare.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria, një nga vendet më të varfëra të Europës, shkruan New York Times./Gazeta Si

Pas

Kishte vjedhur më shumë se 28 milionë lekë nga bankat, arrestohet 41-vjeçari

Para

Rama sfidon Metën me foton e ditës

Para
Rama sfidon Metën me foton e ditës

Rama sfidon Metën me foton e ditës

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

nga Fast News
08:30 | 15/07/2025
0

Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

nga Fast News
08:00 | 15/07/2025
0

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

nga Fast News
16:31 | 14/07/2025
0

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

nga Fast News
16:22 | 14/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

08:30 | 15/07/2025
Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

08:00 | 15/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar