• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Luani i artë”, Meta ia dedikon çmimin e veçantë Demokracisë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Luani i artë”, Meta ia dedikon çmimin e veçantë Demokracisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta është nderuar në Itali me çmimin “Luani i Artë”. Çmimi jepet nga Rajoni i Venetos në Itali, me motivacionin për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik. Meta në momentin e marrjes së këtij çmimi ka qenë bashkë me tre fëmijët e tij, ku gjatë fjalës nuk i ka fshehur edhe emocionet.

Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Ky çmim ka shërbyer që Presidenti Meta të mbajë një fjalim, ku ka sjellë në dukje historinë e tij në politikën shqiptare, nga student deri në President, arritje në karrierë që sipas tij i ka bërë vetëm falë demokracisë. Por kreu i shtetit ndau vlerësime edhe për udhëheqësit e moderuar të rajonit siç ai u shpreh. të cilat me dialog kanë bërë që vendet e Balkkanit të jenë më afër Evropës.

“Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.  Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi. Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ishte në këtë ceremoni me tre fëmijët e tij ku në përfundim tha edhe disa fjalë për familjen.

“Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi”, tha Meta.

Fjala e plote e Presidentit Ilir Meta

“Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias!

Ju faleminderit nga zemra!

Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.

Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve.

Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë.

Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia.

Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë.

Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën.

Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi.

Ju faleminderit të dashur miq!
Faleminderit Venecia!
Faleminderit Itali!”

Pas

Futbollisti i kombëtares braktis gruan me dy fëmijë për kamerieren seksi (FOTO)

Para

Çfarë thonë yjet për sot? Parashikimi i horoskopit për datën 13 korrik

Para
Çfarë thonë yjet për sot? Parashikimi i horoskopit për datën 13 korrik

Çfarë thonë yjet për sot? Parashikimi i horoskopit për datën 13 korrik

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

nga Fast News
12:22 | 26/10/2025
0

Nga anëtarësimi në BE, te lufta ndaj korrupsionit dhe Kosova, Rama intervistë për DW

Nga anëtarësimi në BE, te lufta ndaj korrupsionit dhe Kosova, Rama intervistë për DW

nga Fast News
12:00 | 26/10/2025
0

Bllokimi i monopatinave, eksperti tregon cfarë bëri gabim qeveria dhe Policia e Shtetit

Bllokimi i monopatinave, eksperti tregon cfarë bëri gabim qeveria dhe Policia e Shtetit

nga Fast News
11:30 | 26/10/2025
0

Si grabitja e bizhuterive në Luvër i dha kompanisë gjermane të shkallëve një ngritje të artë

Si grabitja e bizhuterive në Luvër i dha kompanisë gjermane të shkallëve një ngritje të artë

nga Fast News
11:00 | 26/10/2025
0

Recent News

Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

12:22 | 26/10/2025
Nga anëtarësimi në BE, te lufta ndaj korrupsionit dhe Kosova, Rama intervistë për DW

Nga anëtarësimi në BE, te lufta ndaj korrupsionit dhe Kosova, Rama intervistë për DW

12:00 | 26/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar