Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot të lërë në burg Shkëlqim Isufin, i cili akuzohet se ka përdhunuar të bijën e tij për 3 vite rresht.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë mësohet se asnjë nga familjarët nuk ishte i pranishëm.
Ngjarja
Dy ditë më parë “Fiks Fare” denoncoi një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.
Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.
18-vjeçarja me anë të rrjeteve sociale u vu në kontakt me emisionin Fiks Fare. Në takimin që ajo pati me gazetaren e Fiksit u tregoi se si është abuzuar sistematikisht dhe kundrejt dhunës nga i ati i saj, nga njeriu që e solli në këtë jetë e që supozohej ta mbronte gjithmonë.
Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.
“Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” – tregon 18 vjeçarja.
Ky ishte vetëm fillimi, pasi babai mostër nuk kishte ditur më të ndalej, edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij. Me kalimin e kohës sa vinte e bëhej edhe më e rendë për 18 vjeçaren situata dhe kështu mundohej të gjente situatat për t’i shpëtuar dhunës seksuale të babait.
Edhe pse shumicën e kohës e mbyllur në shtëpi dhe e vëzhguar në shumicën e kohës, ajo gjen mundësinë para gjashtë muajsh të kontaktojë më një avokatë në “Facebook”. I kërkon ndihmë duke i treguar tragjedinë e saj dhe ai e ndihmoi për të bërë një denoncim në polici.
“Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” – shprehet vajza.
“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” – tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.
Në këto kushte familja e 18 vjeçares bën hapin tjetër ku katër muaj më parë e fejuan vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.
“I fejuari më kishte dhuruar një celular dhe duke mos pasur prova për abuzimet që më ishin bërë nga im atë, fillova ta regjistroja” – tregon 18 vjeçarja për Fiks Fare.
“Ishte e vetmja mënyrë për ta faktuar , pasi i tregova edhe nënës por ajo nuk më besoj” – shprehet vajza e dhunuar vetëm më gjeti burrë me mblesëri.
Madje mbas kamerave ajo tregon se për të pasur nderin e pastër i ati mostër do e çonte për ta qepur.
Ajo pranon të bashkëpunojë dhe të tregojë historinë e saj në Fiks Fare për t’u dhënë një mesazh të gjitha atyre vajzave që mund të abuzohen nga familjarët e tyre, që të gjejnë forcën dhe ti akuzojnë.
Babai i kërkon marrëdhënie seksuale vajzës: “Do jetë hera e fundit”.
Telefonata
Një ditë më parë nëna e vajzës së dhunuar ka tronditur mbarë opinionin publik me deklaratat e saj.
Ajo ka telefonuar në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.
“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.
Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.
Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.
Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.
Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.