• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane

nga Fast News
2 months më parë
në Bota
0
Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetra linja hekurudhore të nisura vitet e fundit po e bëjnë më të lehtë udhëtimin përtej kufijve të vendeve evropiane. Por një propozim i sapo shpallur nga një institut me bazë në Kopenhagë, publikuar së fundi në Euronews, ka një plan shumë më ambicioz për lidhjet hekurudhore të kontinentit.

I quajtur Starline 21 projekti parashikon një rrjet hekurudhor të shpejtësisë së lartë në mbarë Evropën, duke shpresuar të rishpikë infrastrukturën hekurudhore të “fragmentuar, të pabarabartë, shpesh të ngadaltë” të kontinentit. “Një sistem hekurudhor i integruar me të vërtetë nuk është më vetëm një çështje komoditeti; është një domosdoshmëri strategjike për qëndrueshmërinë e Evropës në shekullin e 21-të,” thekson grupi i ekspertëve.





“I projektuar si një sistem metroje, [Starline] ndryshon mënyrën se si evropianët e perceptojnë kontinentin e tyre – jo si një koleksion kryeqytetesh të largëta, por si një rrjet i vetëm, me lëvizje të shpejtë, ku çdo lidhje, qoftë për njerëzit apo mallrat, është e lehtë për t’u arritur. Starline 21 synon që rrjeti të funksionojë deri në vitin 2040. Rrjeti i Evropës së shekullit 21-të projektohet në një gjatësi prej 22,000 kilometrash dhe planifikon të lidhë 39 destinacione në vendet evropiane, nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi e Ukrainë. Pjesë e këtij rrjeti planifikohet të jetë edhe Tirana.

Aktualisht në Europë funksionon Rrjeti Trans-Evropian i Transportit (TEN-T), një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon unifikimin e infrastrukturës në të gjithë kontinentin. Sistemi i ri do të jetë rreth 30 për qind më i shpejtë se udhëtimi rrugor dhe hekurudhor actual. Ai projektohet për shpejtësi 300-400 km/h.

Transporti është një nga sfidat më të mëdha klimatike të Evropës. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2022, sektori kontribuoi me rreth 29 për qind të emetimeve totale të gazeve serrë të BE-së.

Etiketa: aktualitet
Pas

Trafiku i uebit në rënie? Ja 4 ide të zgjuara për të tërhequr vizitorë të rinj online

Para

Projekti ekonomik “Shqipëria 2030”, Rama: Pensioni 400 euro, prioritet rrugët dhe strehimi

Para
Projekti ekonomik “Shqipëria 2030”, Rama: Pensioni 400 euro, prioritet rrugët dhe strehimi

Projekti ekonomik “Shqipëria 2030”, Rama: Pensioni 400 euro, prioritet rrugët dhe strehimi

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar