Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Rama premton integrimin në mandatin e katërt, por për agjencinë Standard & Poor’s nuk ka siguri

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Rama premton integrimin në mandatin e katërt, por për agjencinë Standard & Poor’s nuk ka siguri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s vlerëson se ekonomia shqiptare është mjaftueshëm e shëndetshme për të shlyer huatë që merr. Për herë të dytë në harkun e një viti, institucioni që ndihmon investitorët të kuptojnë aftësinë e një shteti, kompanie apo institucioni për të shlyer borxhet ka rritur në “BB-“ vlerësimin për Shqipërinë nga “B+” që ishte.

“Duke parë përpara, parashikojmë që ekonomia shqiptare do të zgjerohet me një mesatare prej rreth 3.5% në vit gjatë periudhës 2024–2027. Megjithatë, ky parashikim mbetet i ndjeshëm ndaj rreziqeve të kahut negativ, veçanërisht atyre që lidhen me tregun e punës dhe me mundësinë e një dobësie të zgjatur ekonomike në Evropë”, vlerëson Standard & Poor’s.

Sipas metodologjisë së shkallëzuar të Standard & Poor’s që nis me notën “CG”, gati në faliment e që mbyllet me vlerësimin “AAA”, e barazvlefshme me e “e shkëlqyer”, Shqipëria renditet gati në mesin e piramidës. Ekonomia e vendit përcaktohet se ka “aftësi e kufizuar për pagesë”.

“Megjithatë, vlerësimi i Shqipërisë mbetet i kufizuar nga kuadri institucional relativisht i dobët, mundësitë e kufizuara të politikës monetare, dhe nevojat e moderuara për financim të jashtëm. Mbi 50% e borxhit të qeverisë është në monedhë të huaj ose me afat të shkurtër. Për më tepër, ekonomia përdor gjerësisht euron dhe është shumë informale”, thekson agjencia.

Por fotografia që Standard & Poor’s i bën ekonomisë shqiptare nuk është vetëm me ngjyra. Në një kohë që qeveria po e përdor si “kalë beteje” për zgjedhjet e 11 majit, agjencia paralajmëron se “ëndrra europiane” mund të mbesë në sirtar edhe përtej 2030-s.

“Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030”, deklaron Standard & Poor’s

Në 23 mars 2024, shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Premtimet e Ramës për mandatin e katërt: Nga pensioni 200 euro tek pagat 1300 euro

Para

Premtimet ekonomike të Berishës: Zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Ulje nga 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora