Opinion nga Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë
Udhëtoja për në Portugali me një tjetër vlonjate të majtë, e cila po përpiqej të më tregonte për përparimin e Vlorës në fushën e turizmit. Çuditërisht, pasi e dëgjova me durim ( cilësi për të cilën nuk shquhem) e pyes: Për çfarë studion vajza? “Inxhinieri biokimike në Itali më përgjigjet me te drejtë gjithë krenari.
Oh sa keq- ja ktheva- Kur ajo të mbarojë shkollën për të nuk ka punë në lungomare, edhe jo vetëm aty por në gjithë Shqipërinë turistike.
E ndërsa të gjithë partitë politike pretendojnë se do të kthejnë e shqiptarët në Shqipëri duke folur për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë të kamarierëve dhe pastruesve, e deri tek ulja e taksave për ata që kthehen në atdhe, askush nuk flet për prodhimin.
Sektori prodhues luan një rol thelbësor në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ku “qëndrueshëria” nënkupton aftësinë për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre. Sektori prodhues është konsideruar thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë” pikërisht për aftësinë e tij për të nxitur punësimin.
Prodhimi industrial jo vetëm është një motorr rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.
Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregëtisë kanë treguar se vetëm disa ekonomi patën përvoja të suksesshme të industrializimit ndërsa disa të tjerat u deindustrializuan .Vendet që mbetën mbrapa në industrializim, dështuan sepse ato u mbështetën vetëm tek produktet prodhimi të cilave zakonisht kërkonte punë intensive dhe një nivel të ulët të aftësive dhe njohurive. Në këtë rast avantazhi konkurues u ngrit mbi eksportin e mallrave edhe shërbimeve primare, në vend të mallrave të përftuara përpunimi i mëtejshëm në prodhim. Kjo rrugë jo vetëm që nuk lehtësoi përparimin teknologjik dhe industrializimin në këto vende, por përkundrazi largoi burimet nga sektori prodhues, duke i alokuar ato në sektorë më pak produktivë, duke shkaktuar kështu deindustrializim të metëjshëm.
Fatkeqësisht Shqipëria është rasti ekselent i këtij deindustrializimi. Madje me megjithë avantazhin krahasues që kemi me rajonin dhe investimet e huaja në rritje, sektori prodhues industrial në Shqipëri që prej tremujorit të dytë të vitit 2022 po njeh një rënie të vazhdueshme e cila shoqërohet nga rënie e produktivitetit rënie e volumit të shitjeve edhe rënie e punësimit. (Grafiku) Një situatë e tillë, sugjeron se vendi është duke përjetuar një valë të dytë deindustrializimi pas atij të vitit 1990 , i cili po përshpejtohet edhe për shkak edhe të mbivlërësimin e monedhës vendase.
Por për fatin tonë të keq ky deindustrializim po ndodh në kohën kur në ekonominë botërore po formëzohen tre prirje të dukshme: i) një ribalancim të marrëdhënieve treg – shtet, në favor të këtij të fundit; ii) një ribalancim midis hiper-globalizimit dhe autonomisë kombëtare, gjithashtu në favor të kësaj të fundit, iii) edhe ashpërisimit të konkurencës gjeopolike midis SHBA-së dhe Kinës si edhe zhvillimet eksponeciale teknologjie të Revolucionit digital 4.0. Të gjithë këto faktorë do t’i shtyjë ekonominë botërore të jënë më pak mikpritëse ndaj tregëtisë së lirë globale në të ardhmen sic po duket dhe nga rikthimi i tarifave.
Në këtë kontekst, fokusi tek fuqizimi i ndërmarrjeve prodhuese është thebësor. Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër. Proçeset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë industria ofron funksionin e bartësit të shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar. Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike. Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, do të jetë e vështirë të balancohet bilanci tregtare në të ardhmen e afërt; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare .
Deri tani qeveritë shqiptare kanë përdorur marshin më të ulët në mbështetjen së industrisë prodhuese dhe eksportuese. Kjo qasje asnjëherë nuk ka synuar ndryshime rrënjësore por thjesht një rregullimin e çekuilibrave të përkoheshëm. Instumentet që janë përdorur kanë konsistuar në stimuj fiskalë për nënsektorë të caktuar apo në ngritjen e agjencive promovuese të eksportit, të investimeve të huaja apo investimeve strategjike etj. Ato kanë ndikur ne afat të mesëm ne nivelin e eksportit, por jo në ndryshimin cilësor të portofolit të tij. Këto politika nuk janë më relevante.
Sot nevojitet politika funksionale te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave :
1) Fuqimzimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke : neutralizuar efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, apo nxitja e investimeve tër reja. Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.
2) Nxitjes së eksporteve, duke përfshirë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.
3) Rritjes së produkivitetit, trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e Zyrës Kombëtare për trasferimit të teknologjive e cila duhet të shërbërjë si nyje e ndërlidhjes midis firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare . Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin .
4) Krijimi e një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi ( shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi konsideruar asnjëhërë njohurinë si e e mirë publike . Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në gritjen dhe fuqizimin e sektorëve të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi pofesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.
E pra që vajza e mikëshës time, por edhe shumë të rinj e të reja të kthehen në Shqipëri jo vetëm për te pirë kafe në lungomare , por për të punuar si inxhinierë biokimikë, IT, mekanikë, tekstile etj kam një thirrje për të gjithë programshkruesit :
Ktheni sytë nga prodhimi! Është ushtrim i vështirë por jo e pamundur!