• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Finance

Kursimet e qytetarëve në banka, interesi mesatar zbret në 1.9%

nga Fast News
3 months më parë
në Finance
0
Kursimet e qytetarëve në banka, interesi mesatar zbret në 1.9%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i depozitave në lek rezultoi 1.9%, nga 2.0% dhe 2.2% që ishte përkatësisht në tremujorin e tretë dhe të dytë të vitit 2024.

Sidomos për depozitat me afat deri në një vit, rënia e normave të interesit ka qenë më e madhe. Në mënyrë të ngjashme, interesi mesatar për depozitat në euro ka rënë në 1.1% në tremujorin e katërt, nga 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës.

Interesat jo shumë të favorshme kanë bërë që individët të stepen disi nga bankat. Për rrjedhojë, nga ana e pasivit të bilancit të bankave vihet re një rritje më e ngadaltë e depozitave, e cila është rikthyer pranë mesatares të rritjes vjetore të pesë viteve të fundit.

Por, cila ishte gjendja e kursimeve të qytetarëve dhe bizneseve në fund të vitit 2024?

Depozitat në total të sektorit privat u rritën me rreth 8.6%, ose 1.7 pikë përqindje më pak se në tremujorin e tretë. Në këtë bilanc ndikoi rritja më e ulët e vitit e depozitave në valutë dhe rritja me rreth 37 miliardë e kursimeve në lekë gjatë tremujorit të fundit.

Ndërkohë që vërehet një ngadalësim i fortë te depozitat e bizneseve, edhe ato të individëve, janë rritur me norma lehtësisht më të ulëta se më parë, me konkretisht 9%. Pavarësisht kësaj, niveli i likuiditetit të bizneseve të depozituara pranë bankave mbetet në nivele të larta, duke përbërë rreth 20.2% të totalit./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni në to

Para

Industrialistët apel qeverisë: Përshtasni legjislacionin me BE e SHBA, prodhimi vendas në vështirësi

Të Gjitha

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

nga Fast News
10:00 | 09/05/2025
0

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

nga Fast News
09:30 | 09/05/2025
0

Recent News

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

11:00 | 09/05/2025
Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

10:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar