Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Kryeministri Rama ka njoftuar sot reformimin e skemës së penisoneve, në përpjekje për të rritur pensionet, “teksa kolapsi i vitit 2014”, sic ai e konsideroi në fjalën e tij, tashmë ka kaluar. Por cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën dhe që u pranuan publikisht edhe nga qeveria? Niveli i lartë i emigrimit; niveli i lartë i informalitetit dhe mosdeklarimi i pagave janë tre arsyet kryesore pse skema është sot në deficit.
Një situatë e tillë ka bërë që të mblidhen më pak të ardhura në buxhet, të cilat të ishin në dispozicion të skemës për të rritur pensionet.
Shqipëria mbledh të ardhura nga 27.2% e Produktit të Bredshëm Bruto, duke lënë pas vetëm Kosovën. Teksa vendet e tjera mbledhin të ardhura shumë më shumë.
Sot pensionistët shqiptarë janë më të varfërit e rajonit. Një pensionist në qytet merr sot rreth 18.600 lekë në muaj ose 620 lekë në ditë. Ndërkohë që pensioni në fshat ëhstë shumë më I ulët dhe vlerësohet në 10.888 lekë në muaj ose rreth 363 lekë në ditë.