• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mblidhen sot dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, në fokus agjenda europiane

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Mblidhen sot dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, në fokus agjenda europiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë. 130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, do të mblidhen në Kuvendin e Kosovës në orën 11:00.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, demokratizimi dhe paqja e siguria në rajon.

I pari që mban fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, më pas kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

Nga Shqipëria do të marrin pjesë 60 deputetë. Në listën e Partisë Demokratike mungon kryetari Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha që tashmë i ka ndarë rrugët me partinë që drejtoi më parë.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

Por nuk ka shumë pritje nga kjo seancë, megjithatë të dy shtetet mbeten të lidhur me njëri-tjetrin, pavarësisht politikave ditore. I vetmi vend ku ekzekutivi i Prishtinës dhe ekzekutivi i Tiranës japin llogari janë parlamentet e tyre.

Parlamentet e Kosovës dhe të Shqipërisë janë të pafuqishme para kryeministrave, prandaj në këtë rast takimi shikohet si një takim i munguar, nga një anë tjetër edhe një lloj karshillëku përballë asaj që po bëjnë serbët në “botën serbe” që bënë mbledhjen e përbashkët të kuvendarëve të Republikës Serbe të Beogradit dhe të serbëve të Malit të Zi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse siguria kibernetike është gurthemeli i suksesit për bizneset e çdolloji?

Para

Botohet në Fletoren Zyrtare Buxheti 2025, gati shpërndarja e parave nga 1 janari

Para
Botohet në Fletoren Zyrtare Buxheti 2025, gati shpërndarja e parave nga 1 janari

Botohet në Fletoren Zyrtare Buxheti 2025, gati shpërndarja e parave nga 1 janari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar