• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Rënie në bursa pas sinjaleve për ulje më të ngadaltë të normës së interesit

nga Fast News
5 months më parë
në Bota
0
Rënie në bursa pas sinjaleve për ulje më të ngadaltë të normës së interesit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivelet më të ulët për këtë vit, pasi Rezerva Federale la të kuptohet të mërkurën se mund të ofrojë më pak stimuj për ekonominë amerikane në vitin 2025, nga ç’mendohej më parë.

Bursa S&P 500 ra me 2.9%, shumë pranë humbjes më të madhe për këtë vit, ndërsa vetëm dy javë më parë pati arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mesatarja industriale në Dow Jones humbi 1,123 pikë, ose 2.6%, dhe në bursën Nasdaq pati rënie me 3.6%.



Rezerva Federale tha të mërkurën se po ul normën kryesore të interesit për herë të tretë këtë vit, duke e vazhduar kthesën e mprehtë të filluar në shtator, kur filloi të ulte normat nga niveli më i lartë i dy dekadave, për të mbështetur tregun e punës. Tregjeve financiare në Wall Street u pëlqejnë normat më të lehta të interesit, por kjo ulje jo aq e madhe pritej tashmë gjerësisht.

Pikëpyetja më e madhe përqendrohet në atë se sa më shumë do ta ulë normën e interesit Rezerva Federale vitin e ardhshëm. Shumë gjëra varen nga ky vendim, veçanërisht pasi pritshmëritë për një seri uljesh përgjatë vitit 2025, ndihmuan tregun amerikan të aksioneve të vendosë rekorde të reja 57 herë deri më tani në vitin 2024.

Zyrtarët e Rezervës Federale publikuan parashikime të mërkurën, duke treguar se pritshmëria mesatare e tyre është për dy ulje të tjera të normës gjatë vitit 2025, ose gjysmë pikë përqindjeje. Kjo është më pak se katër uljet që priteshin vetëm tre muaj më parë.

“Jemi në një fazë të re të procesit”, tha kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell. Banka qendrore lehtësoi me shpejtësi normën kryesore të interesit me një pikë përqindje të plotë që nga shtatori.

I pyetur përse zyrtarët e Rezervës Federale po kërkojnë të ngadalësojnë uljen e normës së interesit, zoti Powell vuri në dukje se tregu i punës duket se po funksionon mirë në përgjithësi dhe se janë rritur treguesit e fundit të inflacionit. Ai përmendi gjithashtu pasiguritë, që do t’u kërkojnë politikëbërësve të reagojnë ndaj ndryshimeve të ardhshme, që pritet të përcaktohen për ekonominë.

Ndërsa normat më të ulëta mund të ndikojnë në ekonomi duke e bërë më të lirë huamarrjen dhe duke inkurajuar investimet, ato gjithashtu mund të ofrojnë më shumë nxitje për inflacionin.

Zoti Powell tha se disa zyrtarë të Rezervës Federale, por jo të gjithë, po përpiqen gjithashtu të përfshijnë pasiguritë e natyrshme me një administratë të re që vjen në Shtëpinë e Bardhë. Shqetësimet po rriten në Wall Street se preferencat e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për tarifat dhe politikat e tjera mund të ushqejnë më tej inflacionin, së bashku me rritjen ekonomike.

“Kur rruga është e pasigurt, ju ecni pak më ngadalë”, tha zoti Powell. Nuk është ndryshe nga ngarja e makinës në një natë me mjegull, ose ecja në një dhomë të errët plot mobilje. Thjesht e ulni shpejtësinë”.

Vetëm një prej anëtarëve të Rezervës Federale, zyrtarja nga Cleveland, Beth Hammack, mendon se Rezerva Federale nuk duhet të kishte bërë fare ulje të normës së interesit këtë radhë. Vota e saj ishte e vetmja kundër për vendimin e së mërkurës./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

A i ndaloi BE mandarinat shqiptare si të rrezikshme? Vjen reagimi i parë i Ministrisë së Bujqësisë

Para

Miratohet projektligji, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

Para
Miratohet projektligji, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

Miratohet projektligji, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar