• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bie besimi tek ekonomia, optimistë vetëm ndërtimi dhe tregtia

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Bie besimi tek ekonomia, optimistë vetëm ndërtimi dhe tregtia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bie besimi në ekonomi. Vrojtimi i përmuajtshëm i Bankës së Shqipërisë evidenton se rënia e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike me 0.4 për qind në nëntor u përcaktua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve. Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë. Nga ana tjetër, rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, të tregtisë dhe e besimit konsumator kontribuuan pozitivisht, duke zbutur rënien në treguesin e rënies së besimit.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 0.9 pikë përqindje në muajin nëntor. Niveli i tij qëndron rreth 10 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositës të bizneseve. Situata e prodhimit industrial aktual u vlerësua më pozitivisht duke zbutur ndikimin rënës të komponentit të parë. Bizneset vlerësojnë në rritje gjendjen e inventarëve. Pritjet për çmimet në të ardhmen nuk kanë ndryshuar krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.1 pikë përqindje në nëntor. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 28 pikë mbi mesataren historike. Rritja e TBN-së u drejtua kryesisht nga vlerësimet më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Gjithashtu, kontratat porositëse u vlerësuan me rritje këtë muaj. Pritjet për punësimin u rritën lehtë, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan prirjen rënëse.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 6.1 pikë përqindje në nëntor, por niveli i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike me rreth 17 pikë përqindje. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet në rënie të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë/

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 2 pikë përqindje në muajin nëntor, duke qëndruar rreth 13 pikë mbi mesataren historike. Në rritjen e TBT-së ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist për ecurinë aktuale të biznesit. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të qëndrojnë shumë pranë nivelit të muajit të kaluar. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator u rrit me 2.3 pikë përqindje në muajin nëntor, duke e çuar nivelin e treguesit 4.3 pikë mbi mesataren historike. Përmirësimi i treguesit ka reflektuar kryesisht pritjet më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha. Edhe pritjet për gjendjen e tyre financiare janë vlerësuar me rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në muajin nëntor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Festivali i Librit Shqip/ Letërsia shqipe promovohet në Toronto të Kanadasë

Para

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Para
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar