Misioni i rradhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur vizitën dy javore në Shqipëri, gjatë së cilës mbikëqyri ekonominë dhe financat publike, duke lënë edhe rekomandimet përkatëse për qeverinë. Shehfja e misionit të FMN-së, Anke Ëeber kërkoi nga qeveria marrjen e masave për rritjen e qëndrueshme të të ardhurave dhe kjo të bëhet nëpërmjet dy masave: vendosja e tatimit për profesionistët e lirë dhe heqja e tatimit 0 për bizneset e vogla.
“Përpjekjet duhet të nisin për ristrukturimin e regjimit tatimor për profesionistët e vetëpunësuar dhe të heqjes së normës tatimore zero për biznesin e vogël. Puna përgatitore për ligjin e ri të tatimit mbi pronat duhet të përshpejtohet dhe të përfundohet në kohën e duhur”, ka deklaruar Ëeber.
FMN vlerëson gjithashtu, niveli i lartë i emigrimit mbetet shqetësim për Shqipërinë, së bashku me nivelin e ulët të të ardhurave për frymë. Sipas Fondit, ka mangësi në qeverisje, gjë që con në një klimë jo të mirë për biznesin.
FMN parashikon që ekonomia këtë vit do të rritet me 3.6%, duke qenë më konservatore se qeveria, që parashikon që rritja do të jetë më e lartë, deri në 3.9%.Turizmi është gjeneruesi kryesor i rritjes, teksa borxhi pubik dhe inflacioni janë në rënie dhe të stabilizuar.
Në këto kushte, Fondi Monetar sugjeron gjithashtu, diversifikimi i burimeve të rritjes ekonomike, si dhe ruajtjen e regjimit të lirë të kursit të këmbimit.