• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Eurobond i ri, Ministria e Financave shpall Konsulentin Ligjor. Ja cili është

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Eurobond i ri, Ministria e Financave shpall Konsulentin Ligjor. Ja cili është
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave po planifikon emetimin e mundshëm të një eurobondi të ri në muajt e mbetur të këtij viti. Së fundmi, ajo ka shpallur fitues propozimin e paraqitur nga kompania Dechert LLP, duke e përzgjedhur atë si konsulentin ligjor që do të sigurojë shërbimin e konsulencës ligjore në emetimin e shtatë të një eurobondi prej 650 milionë euro.

Pas shqyrtimit të të gjitha propozimeve të paraqitura nga konsulentët ligjorë nga data 10 tetor deri më 16 tetor, kompania Dechert LLP me ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë, është konsideruar kompania më e mirë për ofrimin e kësaj konsulence ligjore.

Ndërkohë, në Planin Vjetor të Huamarrjes të publikuar në fillim të këtij viti, Ministria e Financave është shprehur paraprakisht që në rast se kushtet e tregjeve gjatë vitit 2024 do të jenë të favorshme, nuk përjashtohet mundësia e avancimit në kohë me emetimin përgjatë vitit buxhetor 2024 të një Eurobondi të ri, i cili është parashikuar në vitin buxhetor 2025.

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria emetoi eurobondin e gjashtë në 13 vite, me një vlerë prej 600 milionë eurosh. Eurobondi i parë i emetuar nga qeveria shqiptare ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, kupon 7.5%, yield 7.625% si dhe afat maturimi 5-vjeçar. Borxh ky që tashmë është i mbyllur. Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me një Eurobond prej 450 milionë eurosh dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh.

Në vitin 2020, Ministria e Financave ka emetuar një eurobond prej 650 milionë eurosh dhe një vit më pas, në 2021-shin është emetuar eurobondi i pestë, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse rritja ekonomike ka qenë më e lartë në vitet 2003-2013?

Para

Aksidentet në punë, hartohet dokumenti i ri për rritjen e sigurisë

Para
Aksidentet në punë, hartohet dokumenti i ri për rritjen e sigurisë

Aksidentet në punë, hartohet dokumenti i ri për rritjen e sigurisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

nga Fast News
11:30 | 13/01/2026
0

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

nga Fast News
11:00 | 13/01/2026
0

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

nga Fast News
10:30 | 13/01/2026
0

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

nga Fast News
09:47 | 13/01/2026
0

Recent News

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

11:30 | 13/01/2026
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

11:00 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar