• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Cfarë rezultati të presim nga ulja e taksës së importit të mishit?!

nga Fast News
1 year më parë
në Analizë
0
Cfarë rezultati  të presim nga ulja e taksës së importit të mishit?!

Irena Beqiraj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Opinion nga Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë
“Zerimi i taksës së importit kryesisht për mishin që importohet nga Brazili do të rrisë konkurueshmërinë e industrisë së përpunimit të mishit në Shqipëri”. Ky është argumenti kryesor që dëgjon nga lobuesit pranë qeverisë, i paraqitur edhe në letrën e dërguar nga 5 përpunuesit kryesorë në ministrinë e Bujqësisë.
Ky argument i thjeshtë, i përdorur nuk di sa herë në këto 30 vite ekonomi tregu, cuditërisht e ka vendosur në mendime Ministren e Bujqësisë, e cila po drejton një sektor ku blektoria për shkak të tkurrjes drastike po shkon drejt kufijëve të shfarosjes .
Për t’i lehtësuar meditimin edhe për t’i thjeshtuar vendimarrjen në këto kohë të vështira për sektorin që ajo drejton, ku edhe numri i gomerëve që Ii rezistoi uljes deri në 2021, sot ka pësuar ulje po pararashtroj disa argumenta.
E para, vetëm në këto 11 vite qeverisje eksperienca e ka pasisur qeverinë me fakte që tregojnë që ulja e taksave nuk con domosdoshmërisht në uljen e cmimit. Për fat të keq ekonomia nuk funksionon në bazë të ligjeve universale , ku dy edhe dy bëjnë katër dhe tre minus një bëjnë dy. Vendimet ekonomike merren nga njerëzit dhe sjellja njerëzore është përcaktuesi bazë i rezultateve të pritura . Asgjë rreth sjelljes njerëzore nuk është kaq e thjeshtë dhe universale.
Studimet empirike europiane tregojnë se edhe në tregje konkuruese ( jo monopol dhe jo oligopol) sa herë që ka pasur një rritje të normave të taksave, 55% e kësaj rritje është përkthyer në rritje të çmimit që muajn e parë pas ndryshimit. Ndërkohë që në harkun kohor prej tre muajsh rritja e normës taksës është është trasmetuar e gjitha tek çmimi. Ndryshe ka ndodhur kur politikëbërsit kanë vendosur ulje të taksave. Vetëm 13 % e uljes së normës është reflektuar si ulje çmimesh për konsumatorin . Pjesa tjetër e uljes është reflektuar në rritjen e fitimeve të biznesit. Pra trasmetimi tek cimimi i uljes edhe i rritjes së taksave është I ndyshëm duke treguar se në ekonomi 2+2 mund të bëj edhe 5 dhe 3-1 mund të rezultojë sërisht 3 .
Pra në një treg konkurues ulja e taksës së importit mund të reflektohej pjesërisht si ulje cmimi vetëm pjesërisht në rastin më të mirë. Por edhe ky rezultat modest vështirë të arrihet kur tregu merr formën e oligopolit të pastër.
Për lexuesin jo ekonomist tregu ka trajtë oligopolistike kur 5 kompani mund të mbajnë më shumë se 60 % të tregut.
Të dhënat tregojnë se tregu i importit të mishit nga Brazili është i përqëndruar në 5 kompani të cilat mbajnë 85% të tregut për vitin 2024, përqëndrim të cili është rritur krahasuar me vitin 2023 ku këto 5 kompani mbanin vetëm 75% të tregut. Për më tepër kufirin prej 60 % e plotësojnë 3 kompanitë e para. Në këtë rast kur 3 komapni janë përcaktuese të cmimit në treg është e vështirë që mekanizmi i trasmetimit të uljes së kostos tek cmimi të funksonojë sic pretendojnë lobistët.
Ndërkohë që edhe me ekzistencën e taksës vihet re një rritje e peshës specifike që zë mishi I importuar nga Brazili nga 26% në vitin 2023 në 2024 importi nga Brazili zë 28% (grafiku 2).
Thënë këto Zerimi I taksës vetëm do të transferonte rreth 320 milionë lek të reja nga buxheti I shtetit tek fitimet e disa kompanive, veprim I cili nga njëra anë jo vetëm nuk do t’u zgjidhte kompanive problemin e konkurueshmërisë por nga ana do të hiqte barrierën e fundit mbrojtëse për atë pak prodhim blektoral vendas.
Zhvillimin e qëndrueshëm edhe rritjen e konkurueshmërise të industrisë agro-përpunuese (ku nënsektori i përpunimit të mishit edhe pëshkut zë vetëm 5,4%) nuk e kanë penguar taksat, madje krahasuar me problemet që duhen adresuar taksat janë aq periferike sa edhe sikur ti përjashtonim tërësisht nga taksat nuk do të beheshin të konkurueshëm pa u ndihmuar ndryshe .
Sipas raporteve të Këshillit të Investimeve të ngritur pranë qeverisë problemet kryesore që has sektori i agropërpunimit janë: Aksesi në informacion, marrja e çertifikatave fitosarnitare shoqërohet me shumë vështirësi dhe nevojiten trajnime , nuk ka laboratorë të akredituar, analizat ISUV nuk janë të përshtatshme për eksport në shumë vende veçanërisht në BE, inspektimet dhe barkodet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk zbatohen për eksportuesit, sistemi bankar operon me ritme të ngadalëta për bujqësinë krahasuar me rajonin, si edhe mosfunksionimi i shoqatave të Bashkëpunimit Bujqësor .
Por nuk mbaron këtu.
Investimet e reja në këtë sektor po ashtu nuk pengohen nga taksat . Anketat e biznesit të kryera tregojnë se institucionet nuk janë mbështetëse dhe nuk stimulojnë investimet , cilësia e lëndëve të para le për të dëshiruar, aksesi në financë edhe rritja e mbështetjes së granteve nga shteti dhe donatorët duhet të jenë më adekuate, ndërkohë që ka vështirësi në sigurimin e tregje të reja dhe mungesë në pjesëmarrjet dinjitoze në panaire ndërkombëtare.
Nga ulja e taksës nuk do të ulen cmimet sepse tregu është oligopol , ca para do të trasferohen nga buxheti tek fitimet e disa kompanive . Konkurueshmëria nuk do te rritet sepse taksa në kushtet ekzistuese është faktor periferik , ndërkohë që do të hiqet një barrierë mbrojtëse për prodhimin vendas.
Nëse qeveria ka përzemër rrijten e konkurueshmërisë ajo duhet të dalë nga modaliteti ” I përtacit” . Asaj I duhet të zhvillojë aftësitë edhe kapacitetet për të bashkëpunuar dhe mbështetur biznesin në mënyrë transparente, pa qenë nevoja “të ndajë para të buxhetit ”me disa prej tyre.
Etiketa: aktualitet
Pas

Alarmi i Bankës Botërore për varfërinë: Rreth 350 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë

Para

SHIFRAT | Si po fundoset euro

Para
SHIFRAT | Si po fundoset euro

SHIFRAT | Si po fundoset euro

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar