• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Grupi 4iG synon Maqedoninë e Veriut për zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Grupi 4iG synon Maqedoninë e Veriut për zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi hungarez 4iG është prezent në tregjet e Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e telekomunikacionit përmes markës ONE.

Budapest, Hungari – 4iG Group, kompania hungareze, lider rajonal në fushën e IT dhe telekomunikacionit, po eksploron mundësitë për të hyrë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut.





Kryetari i grupit, Gellért Jaszai, u takua me Zëvendëskryeministrin, njëherazi edhe Ministër i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, në kryeqytetin hungarez për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm.

4iG synon të vërë në dispozicion ekspertizën dhe suksesin që gëzon në rajon për të ofruar shërbime mobile dhe fikse në Maqedoninë e Veriut. Kompania e konsideron këtë iniciativë si një hap strategjik për praninë e saj në Ballkanin Perëndimor, pas zgjerimit të fundit në Mal të Zi dhe Shqipëri.

“Ne besojmë se historiku i suksesshëm i grupit 4iG në industrinë e telekomunikacionit, kombinuar me ekspertizën rajonale, mund të aplikohet në mënyrë tepër efektive edhe në tregun maqedonas. Kjo nismë e propozuar premton përfitime të rëndësishme për të dyja palët dhe mund të jetë veçanërisht e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, pasi si vendi ynë ashtu edhe Grupi 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për një shoqëri të lidhur dhe të avancuar digjitale.” – shtoi Aleksandar Nikoloski, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Transportit të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit zyrtar, të dyja palët theksuan rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës digjitale për progresin ekonomik dhe social, teksa Kryetari 4iG Group, theksoi përkushtimin e 4iG për zhvillimin kësaj infrastrukture dhe shprehu interesin për të investuar në teknologjitë më të avancuara për të zgjeruar dhe forcuar rrjetin në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Kjo nismë synon të përmirësojë përvojën e klientit, të krijojë vende pune dhe të stimulojë rritjen ekonomike.

“Ne jemi të etur të kontribuojmë në sektorin e telekomunikacionit të Maqedonisë së Veriut dhe të nxisim ndryshime pozitive përmes teknologjisë. Për t’i shkuar më tej ambicies sonë për të hyrë në tregun e telekomunikacionit në këtë vend, në javët e ardhshme do të fillojmë të punojmë me Qeverinë për të zyrtarizuar angazhimin tonë dhe për të detajuar më tutje këtë marrëdhënie.” – tha Gellért Jászai, Kryetar i 4iG Group, pas diskutimit me Zëvendëskryeministrin.

Zgjerimi i Grupit 4iG në Ballkanin Perëndimor është pjesë e strategjisë së tij për rritjen e mëtejshme në rajon. Vlen të përmendet se një ndër investimet më të rëndësishme për Ballkanin Perendimor, është edhe zhvillimi i projektit të kabllove nënujore për transmetimin e të dhënave me kapacitet të lartë, midis Shqipërisë dhe Egjiptit, projekt nga i cili pritet të përfitojë jo vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut si edhe më gjerë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja e Shëndetësisë: Drejtuesit e spitaleve e kanë të ndaluar të kenë klinika private

Para

Si ta ruani shëndetin në punë?

Para
Si ta ruani shëndetin në punë?

Si ta ruani shëndetin në punë?

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar