Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vendimi i qeverisë/Mbi 230 mijë ndërtime në pritje të legalizimit, ja kush do të ketë përparësi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Vendimi i qeverisë/Mbi 230 mijë ndërtime në pritje të legalizimit, ja kush do të ketë përparësi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka përcaktuar se cilat do të jenë  prioritet për legalizim ndër 230 mijë ndërtime, që presin ende certifikatën e pronësisë . Prioritet do të kenë shtëpitë dhe objektet me funksion të përzier, që do të thotë që shërbejnë për qëllime strehimi dhe biznesi. Në vendimin e Këshillit të Ministrave për “Procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore” përcaktohen edhe zonat, do të jenë në fokus të bashkëveprimit, mes zyrave të Kadastrës dhe bashkive, me qëllim përshpejtimin e procesit të legalizimit.

Konkretisht, në pikën 2 të vendimit përcaktohet se në krye të listës do të jenë zonat me prioritet zhvillimin urban, për të cilat janë miratuar nga bashkia dokumente të planifikimit të territorit, si dhe zonat informale, në të cilat evidentohet nga bashkia një numër i konsiderueshëm ndërtimesh pa leje, që shërbejnë kryesisht për funksione banimi.

“Bashkia, për efekt të planifikimit dhe të zhvillimit urban, mund të identifikojë subjektet që kanë paraqitur kërkesa për legalizim sipas ligjit dhe të evidentojë në terren objektet pa leje në proces legalizimi, që ndodhen në zonën/bllokun kadastral gjeografik me prioritet zhvillimi urban dhe zonë informale banimi”. Më tej, Bashkia e cila do të shërbejë si urë lidhëse mes qytetarëve dhe Kadastrës, në bashkëpunim më ketë të fundit do të informojë qytetarët, që kanë paraqitur kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje lidhur me procedurat e legalizimit, si dhe do të ofrojë asistencën dhe mbështetjen e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit, procesin e evidentimit në terren e në përfundim do të përgatisë njoftimin për vendimmarrjen”, thuhet në vendim, ku janë të përcaktuara në mënyrë të detajuar funksionet apo rolin që do të ketë çdo institucion në këtë proces.

Zbatimi i detyrave të caktuara, do të paraprihet nga një marrëveshje, që do të firmoset mes Kadastrës dhe njësive të qeverisjes vendore. Marrëveshje do të ketë jetëgjatësi një vjeçare, ç’ka do të thotë se palët do t’u përmbahen detyrimeve përgjatë një viti nga firmosja e saj. I gjithë procesi i transformuar, që do të nis zbatimin prej muajit shtator, do të kontrollohet nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ku palët do të kenë detyrimin për të raportuar çdo muaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë – Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane

Para

Musk: Tesla do të përdorë robotë humanoidë brenda vitit të ardhshëm

Para
Musk: Tesla do të përdorë robotë humanoidë brenda vitit të ardhshëm

Musk: Tesla do të përdorë robotë humanoidë brenda vitit të ardhshëm

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

nga Fast News
10:09 | 30/03/2026
0

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

nga Fast News
10:05 | 30/03/2026
0

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

nga Fast News
13:28 | 28/03/2026
0

Recent News

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

10:09 | 30/03/2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

10:05 | 30/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora