Gjithmonë, ka ekzistuar një problem në fushën e punësimit; ka nevojë për një punë që të fitosh eksperiencë, por nevojitet eksperiencë që të fitosh një punë. Ja disa mënyra për të hyrë në tregun e punës për herë të parë.
Punëdhënësit tregojnë se kanë shumë kandidatë të arsimuar që aplikojnë për vendet e punës që ata ofrojnë, por është e vështirë të gjesh aplikantë me eksperiencë pune.
Kandidatët, nga ana tjetër tregojnë se kanë studiuar, janë diplomuar, certifikuar dhe ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë pa eksperiencë.
Ajo çfarë kërkojnë me ngulm punëdhënësit është eksperienca e parë e punës, jo domosdoshmërisht në profilin tuaj. Ata duan të dinë sa të zhvilluara janë aftësitë tuaja në punë, që janë të ndryshme nga ato që zhvilloni në shkollë.
Aftësia për tu paraqitur në kohë, përqendrimi gjatë orarit të punës, puna në grup, shërbimi i klientit, komunikimi dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve janë të gjitha aftësi të cilat i zhvilloni që në punën tuaj të parë dhe do të jenë të rëndësishme për të gjitha punët në vijim.
Ja çfarë kërkon kompania për kandidatët fillestarë:
“Njerëz që janë të interesuar të punojnë si pjesë e një grupi. Nuk është e nevojshme të jenë ekstrovert, por duhet të jenë të motivuar.”
Pra, për të fituar punën e parë janë dy tipare kryesorë që duhet t’i ketë një kandidatë: motivimi për të punuar dhe vullnet për të mësuar. Është pikërisht puna juaj e parë që ju lejon të zhvilloni dhe të vini në pah këto aftësi. Blloqet e ndërtimit të një karriere të suksesshme janë: komunikimi i mirë, puna në grup, marrëdhënie me klientë dhe etikë pune.
Aftësitë më të kërkuara në punët e nivelit fillestar:
- Shërbimi i klientit
- Aftësi komunikuese
- Shitjet
- Shkrimi
- Microsoft office (Word, Excel)
- Aftësi organizative
- Punë në grup
- Aftësi telefonike
- Raportime
- Zgjidhja e problemeve
- Anglisht
Sektorët më të mirë për të gjetur punë kur jeni fillestar:
- Shitje
- Shërbime ushqimore
- Shërbime financiare dhe Banka
- Produkte konsumi
- Shërbime mjekësore
- Publicitet dhe Marketing
Një problem i aplikantëve, sipas punëdhënësve, është se ata kanë mangësi në marketimin e mirë të vetvetes. Kjo do të thotë, që ata nuk dinë si të formulojnë një CV që të dallojë nga shumica, apo si të jenë profesional në intervistën e punës.
Ajo që ju duhet është praktikë. Më praktikimin e tyre fitoni më tepër eksperiencë, e rrjedhimisht rriten shanset për të fituar një pozicion të mirë pune.
Edhe nëse ende nuk keni gjetur një punë të profilit tuaj, bëni punë vullnetare, përfshihuni në aktivitete lokale, socializohuni. Kështu zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja e ndoshta i krijoni vetes mundësi të reja.
Tregu i punës në ditët e sotme është shumë i vështirë, e ndoshta gjetja e mundësive mund të jetë e vështirë e t’ju dekurajojë. Besoni në vetvete, mundësitë do të vijnë.