• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia në hall nga hemoragjia e burimeve njerëzore

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia në hall nga hemoragjia e burimeve njerëzore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Emigracioni i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit ka “goditur” tregun e punës, duke materializuar efektet e pritshme të kësaj situate. Të gjesh punëtorë sot, qoftë edhe të pakualifikuar është shndërruar në një sfidë. Teksa kërkesa është më e lartë sesa oferta, për herë të parë balanca anon për nga burimet njerëzore.





Aktualisht, thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë po vuajnë për fuqi punëtore, duke bërë që shumë industri të punojnë me kapacitet të kufizuar. Situata është më problematike në turizëm, me sezonin turistik në prag dhe fluksin prej 14 milionë turistë që presim këtë vit, por edhe në degë të tjera, si shërbimet, prodhimi, bujqësia dhe ndërtimi.

Ndërkaq të dhënat zyrtare flasin për rënie të papunësisë deri në 10.6% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët i viteve të fundit. Kundrejt 2022-it, papunësia në vend është zvogëluar me 0.2%.

Por kjo rënie nuk reflekton situatën reale në tregun e punës. Kjo duke pasur parasysh tre faktorë. Së pari, tkurrjen e popullsisë nga emigracioni i lartë. Duke mbetur më pak njerëz në vend, rrjedhimisht edhe papunësia del më e ulët.

Së dyti, jo të gjithë të papunët i drejtohen zyrave të punësimit për t’u regjistruar. Kjo do të thotë se ekziston një papunësi informale, e cila nuk është përfshirë në shifrën zyrtare.

Faktori i tretë është situata në sektorin e bujqësisë. Sipas ligjit, kushdo që jeton në fshat dhe zotëron një ngastër toke quhet automatikisht i punësuar, pavarësisht nëse e punon atë  apo jo apo nxjerr të ardhura. Sipas INSTAT, në bujqësi rezultojnë të punësuar mbi 450 mijë vetë.

Pra, tregu i punës në Shqipëri paraqet aktualisht deformime të forta, ku përvec mungesës së të dhënave të sakta, rezulton një mospërputhje e fortë mes kërkesës dhe ofertës. Kjo do të thotë se biznesi dhe vetë administrata kërkojnë punonjës, ndërkohë që ka të papunë që refuzojnë të angazhohen. Pak ditë më parë, Departamenti i Administratës Publike dhe institucione të tjera bënë shpallje për mbi 6200 vende të lira në profesione të ndryshme në sektorin publik.

E kjo ndodh edhe pse pagat janë rritur. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se paga mesatare në shtet kapërceu në fund të vitit të kaluar mbi 87 mijë lek, ndërsa ajo në privat në mbi 69 mijë lek. Qeveria ka premtuar se paga mesatare në sektorin publik do të arrijë në 900 euro, duke u bërë lokomotivë për rritjen e pagave edhe në sektorin privat.

Për të mbushur boshllëqet në tregun e punës,  qeveria ka hedhur idenë për zëvendësimin e punonjësve shqiptarë me të huaj. Një eksperiment që nga vetë biznesi ka mbi dy vite që ka nisur dhe që po rezulton i pasuksesshëm.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të huaj me leje pune në vendin tonë janë 9825 individë. Kundrejt vitit 2022, numri është rritur me 1520. Por pavarësisht tendencës në rritje, të huajt me leje pune përbëjnë më pak se 1% të totalit të të punësuarve në vend, duke bërë që të jenë të papërfillshëm kundrejt kërkesave dhe nevojave të tregut.

Të huajt me leje pune rezultojnë kryesisht të angazhuar në akomodim dhe shërbim ushqimor; në ndërtim dhe tregti, duke lënë të pambuluar shumë sektorë të tjerë ku ka nevoja.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “shtëpia nuk mbahet me miell hua”. Ndaj zgjidhja, më shumë sesa me sy nga të huajt duhet të jetë në vend, me përmirësimin e kushteve të punësimit, ku përvec pagave të garantohen edhe elementë të tjerë që e bëjnë një person të punojë me kënaqësi. Kjo do të thotë një ndryshim i mendësisë ku punëmarrësi të shihet si “aset” nga punëdhënësi, por edhe biznesi të mos jetë i vetëm në këtë proces, që rrit kostot për të, në një moment të vështirë. Por të ndihmohet nga qeveria, që të finale të përfitojnë të gjithë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Aksi Thumanë-Kashar, gati për qarkullim më 30 qershor

Para

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Para
Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar